Uncategorized

Realizimi i projekti “kanalizimi fekal ne f.Xhepishte”

Sot filluan punët pregaditore për realizimin e projektit ” kanalizim fekal” në f. Xhepishtë. Ky projekt u realizua me angazhimin e Komunës Dibër dhe Ministrisë së ekologjisë. Një falenderim i veçantë për ministrin z. Naser Nuredini , i cili ishte posaçëtusht i interesuar të financojë këtë projekt. Një pjesë të kostos së këtij projekti, do ta financojë edhe buxheti i komunës Dibër. Urime për banorët !

Buldozheri i dedikuar për punë tek deponia e qytetit

Buldozheri i dedikuar për punë tek deponia e qytetit, sonte u transportua nga dogana dhe ariti në Dibër. Donacion nga dibranët e Amerikës , shumë i rëndësishëm që do të na kryejë punë të mëdhaja. Deri para 6 muajsh deponia e Dibrës varej nga buldozheri të cilin komuna e Dibrës atëherë e huazonte nga q. Zhupë dhe ishte në mëshirën e asaj komune. Dibra mundet vetë ti zgjidh punët e veta sepse nuk e ka emrin kot “Dibër e Madhe”, ne Dibranët nuk do të jemi në mëshirën e askujt. Respekt çdokujt por nuk do të pranojmë nënçmim dhe nënshtrim. Dibrën do ta bëjnë vetë Dibranët kudo që janë në bashkëpunim të sinqertë edhe me të tjerët. Këshilli komunal me inicijativën e kryetarit mori vendim qe pas 31.12.2019 të mos pranojmë mbeturina nga Mavrov-Rostusha deri në një kohë të pacaktuar. Projekti për sistematizimin e Deponisë eshtë pothajse në përfundim mbetet që të gjinden burimet financijare që me gjasë do të jenë fonde nga bashkimi europian. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.
Donatorët e buldozherit:
z. Selaudin Erbeli
z. Selim Rusi
Transportin e financoi:
z. Burim dhe Dritan Fida
Ndihmoi: Fabrika Knauf drejtor z. Diu Dovolani