Al MK EN

Dibra shënon 9 Majin- Ditën e Evropës

Komuna e Dibrës në bashkëpunim me EU Info Qendrën edhe këtë vit me aktivitete të shumta shënoi  9 Majin, Ditën e Evropës. Në organizimin e këtij evenimenti bashkëpunuan edhe OJQ dhe shkollat fillore dhe të mesme. Aktivitete që janë zhvilluar në këtë ditë,kanë përcjellur nga një mesazh në vete .

Në fjalimin e tij, kryetari M-r Ruzhdi Lata theksoi se Bashkimi Evropian u krijua që shoqëria njerëzore të ketë një jetë më të mirë dhe ti jepet fund urejtjes, diskriminimit dhe luftës.

Manifestimi filloi me vizatimet e talentëve të artit figurative. Punimet e tyre kanë qenë të hapura,në formë ekspozite gjatë gjithë ditës,si dhe janë zgjedhur tri vizatimet më të mira,te cilat janë shpërblyer me dhuratë. Në kuadër të aktiviteteve, te bulevardi Iliria, u mbajt mini maraton me mesazh “Rruga për në BE është e vështirë, por shpërblimet janë të mëdha”, edhe në këtë aktivitet, tri vendet e para janë shpërblyer me dhurata. Për ta përmbyllur manifestimin në Sallën Sportive u mbajt një turnin në futboll të vogël me pjesëmarjen e 4 ekipeve.

sajtnagodinata

Kadastra

Harta
enabavki
enabavki