Al MK EN

Festivali Folklorik “ODA DIBRANE”

Festivali Oda Dibrane ka nisur që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashmë në një takim me qëllim që të prezantojë kulturën shpirtërore të popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashëgimisë shpirtërore, atë të këngës dhe valles humoristike. Ky festival gjithashtu ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “Odës Shqiptare”.

“Oda Dibrane” në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma.

Hapjen e edicionit të 23-të të Festivalit Folklorik “Oda Dibrane”  që u mbajt mbrëme në Sallën e Sportit “Dibra” e bëri kryetari i Komunës së Dibrës M-r Ruzhdi Lata. Kryetari   M-r Ruzhdi Lata pasi i përshëndeti dhe ju uroi mirëseardhje ne Dibrën e Madhe të gjithë të ftuarve dhe mysafirëve ai gjithashtu mes tjerash foli edhe për traditat dhe vlerat e Odës Dibrane.

Në këtë festival morrën pjesë tre shoqëri kulturore, ShKA “Malësori” nga Hasi i Kosovës, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Grupi i polifonisë “Gjergj Arianiti” nga Mallakastra. Këto grupet folklorike, përmes këngëve dhe valleve prezantuan begatinë e vlerave tona kombëtare.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor nga Dibra dhe Peshkopia, si dhe një numër i madh i qytetarëve.

Nata e dytë dhe e tretë e këtij festivalit do të mbahet në qytetin e Peshkopisë.

sajtnagodinata

Kadastra

Harta
enabavki
enabavki