Al MK EN

N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 30.11.2017 merret ky:

                                                       A K T V E N D I M

 

KONVOKOHET seanca e dytë e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 06.12.2017 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet :

-Miratimi i proçesverbalit të seancës së parë konstituive.

                                                                     

                                                                           Rend dite

  1. Aktvendim për zgjedhje të anëtarit të “Aleancës” në komisionin për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime.
  2. Aktvendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për statut dhe dispozita.
  3. Aktvendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal.
  4. Aktvendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për urbanizëm, verimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës.
  5. Aktvendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për veprimtari shoqërore.
  6. Aktvendim për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për marrëdhënie me bashkësitë.
  7. Vendim për formimin e komisionit për Mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve.
  8. Vendim për formimin e komisionit për përpilimin e programit të punës së Këshillit të Komunës Dibër.
  9. Aktvendim për përcaktimin e anëtarëve të Këshillit të Komunës për lidhjen e martesave në territorin e Komunës Dibër.
  10. Aktvendim për emërimin e përfaqësuesit të Ministrisë në Këshillin drejtues të IPK Kopshti i fëmijëve “Breshia” – Dibër.
  11. Aktvendim për propozim të përfaqsuesit të Komunës në Këshillin drejtues të IP Qendra Ndërkomunale për punë sociale – Dibër.
  12. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të Komunës Dibër në këshillin e SHMK “Zdravko Çoçkovski” – Dibër.
  13. Projektbuxheti i Komunës Dibër për vitin 2018 me përfundim për verifikim.
  14. Propozim program për mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave në territorin e Komunës Dibër për vitin 2018 në kushte dimërore, me përfundim për sjellje.
  15. Të ndryshme.
sajtnagodinata

Kadastra

Harta
enabavki
enabavki