Tërmet i fuqishëm i frikoi qytetarët
Të dielën me 06.09.2009 në ora 23.49 Dibrën e përfshiu një tërmet i fuqishëm, i cili zgjati rreth 15 sekonda ku epiqendra ishte në fshatin Gjuricë (Republika e Shqipërisë) në afërsi të Dibrës larg vetëm 4km. Tërmeti në Dibër ishte 5.7 ballë të Rihterit dhe ky ishte një nga tërmetet më të fushishme që nga tërmeti që ndodhi në vitin 1967. Ai tërmet bëri shumë dëme në Dibër dhe mori edhe jetë njerëzish. Qytetarët e Dibrës atë natë e kaluan nën qiell të hapur dhe nuk mundnin të hynin nëpër shtëpitë e tyre sepse pas tërmetit të parë ndodhën edhe tërmete tjera
Disa minuta pas tërmetit, Kryetari i komunës, Argëtim Fida, mobilizoi njësinë e zjarrfikësve dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e kujdestarisë në shtëpinë e shëndetit në Dibër. Njëkohësisht ai kontaktoi edhe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve kërkoi që të na ndihmohet.
Deri në orët e hershme të mëngjesit nuk kishte të paraqitura viktima ose lëndime por vetëm dëme materiale.
Të hënën, Kryetari i komunës aktivizoi Komisionin e zgjedhur nga Këshilli për vlerësim të dëmeve nga fatkeqësitë elementare, të cilët filluan të mbledhin të dhënat nga qytetarët që kanë paraqitur dëmet.
Rreth orës 12, mysafir te Kryetari ishte Ministri për punë dhe politikë sociale, zotëri Xhelil Bajrami, i cili sëbashku me gazetarët dhe kryetarin vizituan disa nga objektet e dëmtuara.
Ministri Bajrami në emër të Qeverisë deklaroi se Qeveria e RM-së do t`ju ndihmojë qytetarëve të komunës së Dibrës dhe do të sjellin një përfaqësues në komisionin e komunës.
Deri tani në komunën e Dibrës janë paraqitur 800 qytetarë të cilët kanë deklaruar dëme, komisioni prej të premtes do fillon me procedurën e evidentimit për evaluimin e dëmeve nga tërmeti.
Rexhep Torte Shtator 2009
Freskimi i fundit (TUESDAY, 12 JANUARY 2010 02:19)




