Demografia
Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.
Dukuria e migracio-nit në Dibër është dukuri mjaft e përhapur. Për shkaqe ekonomike, socijale dhe politike mbi 10.000 banorë janë shpërngulur në SHBA dhe në vendet e Evropës perëndimore poashtu është i madh edhe numri i atyre që përkohësisht janë duke punuar nëpër vendet e Evropes perëndimor.
Poashtu është prezente edhe dukuria e migracionit në relacionin fshat-qytet që ndodh për shkaqe të mungesës së infrastrukturës dhe kushteve të vështira për jetësë në fshat.
Popullata e Komunës së Dibrës është shumë nacionale. Sipas strukturës nacionale në komunë dominon popullata Shqiptare me 62.2%, Maqedonas ka 18.8%, Turq 11%, Romë 6.3% dhe të tjerë 1.7%.




