Solidaritet me popullatën e përmbytur të Shkodrës
Nizamedin Papraniku, kryetar i Këshillit të Komunës së Dibrës në takimin me gazetarët, theksoi se, “ Në emër të kryetarit të komunës i cili ndodhet për vizitë në SHBA dhe të Këshillit Komunal apeloj te qytetarët, firmat dhe biznesmenët që sipas mundësive të tyre të grumbullojmë mjete financiare, veshmbathje dhe artikuj ushqimor për vëllezërit tanë në zonën e përmbytur të Shkodrës, të cilët këtyre ditëve përjetojnë çaste shumë të vështira në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Pushteti vendor ka ndarë 2 mijë euro ndihma, ndërkaq në Bankën Ekonomike -Filiali në Dibër është hapur xhirollogaria numër 200001115885373 për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë mjete financiare. Veshmbathje dhe artikujt ushqimorw mund të dërgohen nëpërmjet Kryqit të Kuq të Dibrës. Shpresoj si gjithnjë dibranët do ta dëshmojnë gadishmërinë e tyre dhe shpirtin solidar për të përballuar këtë fatkeqësi në zonën e Shkodrës “.
I pyetur për nivelin e ujit në Liqenin e Dibrës, ai u përgjigj se, “ njoftime zyrtare nuk kam, por në kontaktet e përditshme që kam me të punësuarit në HC “Spile” thuhet se është duke u respektuar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve lidhur me ujërat”.
Rexhep TORTE
P.S. Foto Nizamedin Papraniku.

Freskimi i fundit (TUESDAY, 12 JANUARY 2010 23:30)



