Fida : "Dibrës t'ja kthejmë shpresën dhe t'a vendosim qytetin e Komunën tonë aty ku e meriton me të vërtet"
Fida : "Dibrës t'ja kthejmë shpresën dhe t'a vendosim qytetin e Komunën tonë aty ku e meriton me të vërtet" Dibranët në SHBA: "Jemi në Dibër, me mallin e madh dhe dashurinë e madhe që kemi për Dibrën tonë."
Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida, më datën 31 janar(ditën e diel në mesditë) nën organizmin e Shoqatës Atdhetare Dibrane, zhvilloj nje takim informativ në lidhje me projektet afagjatë që ka komuna e Dibrës së Madhe në Maqedoni, për zhvillimin urabanistik dhe ekonomik në vitin 2010, të Komunës. Takimi u mbajtë në lokalin "Marcellos Caffe", pronë e anëtarve të familjes Maqellara, në Nju Jork. Takimi mes kryetarit të ri zgjedhur Dr. Argëtim Fida(pasi ai e ka mandatin e dytë) dhe komunitetit dibran që jeton në Nju Jork e shtetet për rreth tij, u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, të ngrohtë dhe të përzemërt.
Në këtë takim që moderojë kryetari i shoqatës dibrane, z Ibrahim Kolari, u bisedua dhe u folë për zhvillimet në Komunën e Dibrës së Madhe, për procesin e decentralizimit e koncesionet, për raportet midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për çështjen e tokës ndërtimore - ish Kazeramt e Ushtrisë dhe ngritjen e një kompleksi hotelier në bregun e liqenit të Dibrës,për çështjen e ujësjellsit, dritave, investimeve, tursimit, sigurisë e qetësisë, korrupsionin , për stabilimentet që pastrojnë nga ndotja ujin e liqenit të Dibrës, ujit të pijshëm, për bujqësinë e agrikulturën. Për, të gjitha ato resurset e paprekura gjeri më tash në Komunën e Dibrës së Madhe. Fida pohoj se "Komuna u stabilizua dhe administrata komunale u forcua shumë, sa që Komuna jonë e cila shkonte drejt falimentimin ngjiti shkallët e para të komunave në nivel republikan me dencetralimin në Maqedoni."
Pasqyrimi kompentet u realizua qysh në fillim të takimit nga një ekspoze e gjërë që i bëri Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida, planit të ri, por edhe nga përgjigjet në detaje, për pyetjet që drejtuan disa nga pjesmarrësit : Bashkim Fishta, Ago Maqellara, Gamend Kërkuti, Musa Paçuku, Sami Melani, Xheladin Pjeçja, Shpëtim Skudrinja, Murat Mela, Ramazan Skara, Hajro Daci, Besim Ramadani, Yleber Pilku dhe Sinan Fishta. Çdo njeri prej tyre ishte i kënaqur me përgjigjen dhe faleminderojë kryetarin Fida.
Në këtë takim që zgjati më shumë se tri orë, u bisedua edhe për ecurinë në kulturë, sportin, shkollat e ciklit të ulët dhe mesme të qytetit, si dhe planin për ngrtitjen e Universitetit të Dibrës. Rrugën e Arbrit dhe zhvillimin e gjithanshëm infrastrukturor, shëndetësisë, gjithashtu u folë për policinë dhe zjarrëfiksit . Fillimisht kryetari Fida, i njoftoi dibranët në SHBA, se në Komunën e Dibrës së Madhe , falë punës së shkëlqyer që kemi bërë gjatë mandatit të parë, sot kemi një situate shumë të volitshme për zhvillimin e Komunës sonë. Kemi arritur tha ai të sigurojmë një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurtë i cili është parakusht themelor për jetën shoqërore ekonomike në Komunë.
Fida,u ofroi mundësinë zyrtare dhe teknike, afaristëve dhe biznesmenve dibranë në SHBA-së, duke u prezantuar planin e ri të shitjes së Kazermës së Ushtrisë, e cila sipas tij do të shitet për të ndërtuar një Universitet me tre fakultete, një qendër të madhe moderrne tregtare si dhe një qender atraktive, duke kërkuar nga vetë afaristët dhe biznesment dibranë që të prezentonin edhe ata përvojat amerikane në këtë drejtim. Pasi ka shumë kërkesa nga firma të huaja e sidomos ato turke, por qëllimi ynë dhe prioritet tha ai në këtë me përparsi nga ne janë afaristët dhe biznesmet dibranë në SHBA-së, dhe Europë e kudo që janë ata.
Takimin e hapi kryetari i shoqatës Dibrane, z I. Kolari, duke ju faleminderuar të gjithëve bashkëqytetarve - që zgjodhën sipas tij këtë takim për t'u mbledhur së bashku. "Dr Argëtim Fida, kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, theksojë Kolari, prej disa ditësh gjendet në mesin tonë - duke zhvilluar një vizitë private, në SHBA-së, vizitë kjo që natyrishtë nuk kishte sesi të "përfundonte", edhe pa një takim si ky sot me dibranët, e Nju Jorkut, dhe të shteteve për rreth tij." Çka tha Kolari, se edhe vetë prezenca e juaj sot, tregon atë se çfarë malli keni ju për Dibrën dhe sa shumë jeni ju të intersuar dhe të proukupuar për Dibrën tonë të dashur. Këtë fakt e pranojë edhe Dr. Argëtim Fida, teksa tha se "Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë që pas ka vitesh takohem me ju bashkëqytetar të nderuar dhe të pranojë që në fillim të këtij takimi të bukur - se unë në fakt këtë vit erdha në vizitë private, ndryshe nga hera tjetër, kur u takuam në takim zyrtar. E shfrytëzova këtë rast, tha ai të takohemi - por edhe të çmallemi me njëri tjetrin megjithse me shumë prej jush kam edhe rastë të takohem çdo sesion veror në Dibër, ku ju vini të kaloni pushimet."
Pa humbur kohë ai tha se " Ardhja ime në këtë takim ka si qëllim të promovojë para jushë një plan të ri për zhvillimin urbanistik të Dibrës së Madhe, plan ky që parasheh një investim gjingand prej miliona eurosh. Koha e fushtave elektorale përfudnoj tha ai, dhe nuk kemi më këto qëllimi por të komunikojmë drejpërsëdrejti me njeri tjetrin. Shumica e juaj ndoshta jeni njohur me këtë plan nëpërmjet mjeteve të informimit në internet - të faqes së internetit Dibra.org (me mdoerator Gazmend Kërkutin) dhe asaj MyDibra.com, me moderator në qytetin tonë,"
"Për të sqaruar sa më thjesht tha Fida, se për shumë nga ju termi dencentralizim - është jo shumë i kuptueshem - por ai është një termë, i cili me hyrjen në fuqi - i dha Dibrës rreth 70 përqind i iderencave që i kishte më parë pushteti qëndror dhe që kishin të bënëin me urbanizmin - t'i kalojn Komunës së Dibrës Madhe. Pra, pikat kyçe të zhvillimit ekonomiko - urbanistik të Komunës, infrakstruktura dhe zhvillimi lokal ekonomik , mirëmbajtjen dhe planifikimin , arsimin dhe çështje të tjera të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat komuna nuk i kishte më parë, t'i merrte nën kompetencat e veta, dhe kjo e drejtë iu dha vetëm komunave që menaxhuan mirë me politikën fiskale- njëra prej tyre ishte Dibra e Madhe në Maqedoni."
Më konkretisht ai tha "Gjegjësisht, rreth 80 përqind të koncesioneve do të hyjnë në llogari të Komunës sonë, gjë që më parë shkonin 100 përqind në buxhetin e Shkupit - pra pushtetit qëndror. Të gjitha këto fonde siç janë edhe 80 përqind e shitjes së pronës shtetrore, bëhet fjalë për atë ndërtimore janë mjete që do të hyjnë në buxhetin e Komunës sonë. Pra me një menaxhim të mirë, dhe aftgjatë kemi fituar të drejtën që të delegohen këto kompetenca që ne të gjitha këto resurse të pashfrytëzuara deri tani - t'i shfrytëzojmë në hapjen e linjave të reja të punës. Do me thënë për planifikimin e zonave industriale e tregtare, zonë turistike dhe s'ka dyshim edhe planifikimin që kemi bërë në bujqësi dhe blegtori. Dhe edukimi e arsimimi me hapjen e tre fakulteteve të reja në Dibër të Madhe."
Në kontekst të gjithë kësaj paraqitje para jush, nuk kam ndërmend të ri-përsëritem por që të behëm sa më i kuptueshem dhe sa më i lexueshem prej sejcilit prej jush ju këshilloj të ndiqni sa më shumë dhe më vemendje edhe faqen e internetit të Dibra.gov.mk - Komuna Diber - ose faqen Dibra.org dhe atë mydibra.com.
"Mirëpo, qëllimi i takimit është që ne si dibranë, në Komunën e Dibrës së Madhe , dibranët në SHBA-së, Europë e gjetkë ku janë shpërndar sot fatkeqësisht dibranët në mërgim, duhet të përkushtohemi edhe më shumë të bëjmë të gjitha përpjekjet, tona "që Dibrës t'ja kthejmë shpresën dhe t'a vendosim qytetin e Komunën tonë aty ku e meriton me të vërtet". Kjo natyrisht që kërkon një angazhim dhe investim serioz të sejcilit nga ne, pa nënvlefëtsuar asnjëherë dhe në asnjë mënyrë ato çka kemi bërë deri tani - duke i ndryshuar pamjen Dibrës." tha mes të tjerave Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida.
Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida ,u interesua për rritjen e bashkëpunimit mes Komunës dhe komunitetit dibran në SHBA-së, e cila tha ai është në të mirën dhe ardhmërinë e Dibrës në të mire të avancimit të zhvillimit ekonomik komunal dhe mirëqenies së familjeve të tyre në Dibër të Madhe. Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida edhe gjatë kësaj vizite private në SHBA-së, theksoi se ne jemi duke punuar fortë për t'i ndihmuar Maqedonisë që të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane dhe transatlantike, të cilat janë edhe prespektiva jonë dhe do t'a zhvillojnë edhe më shumë qytetin e Dibrës së Madhe.
Freskimi i fundit (THURSDAY, 04 FEBRUARY 2010 06:52)



