Fida : "Kur takon shqiptarët e Amerikës, gjithësesi ndjehesh krenar se shqiptarët,me punën dhe kontributin e tyre, për çështjen kombëtare gjithmonë e kanë ngritur emrin shqiptar këtu në SHBA."
Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida., zhvilloi takime me përfaqësues të diasporës në Nju Jork, dhe pikërisht me disa nga krerët e shoqatave dhe organizatave të komunitetit, si dhe të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës "Vatra". Në zyrën e Vatrës, zotit Fida i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, njëherishit këshilltari i tij për diasporën në Amerikë, i u bë një pritje e ngrohtë, nga kryetari i Vatrës, z Agim Karagjozi, n/kryetari, Dr. Gjon Buçaj, anëtarët e kryesisë Zef Balaj, Ramiz Muja, Zef Përndocaj dhe editori i gazetës Dielli, gazetari Dalip Greca.

Mësohet se në këto takime është diskutuar gjerësisht, për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për diasporën dhe emigracionin shqiptar të pas viteve ’90. Rolin dhe kontributin e tyre në dobi të çështjes - frymëzuar nga shoqata e parë dhe më e vjetra në SHBA-së, e cila pas dy vjetëve feston 100 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i Vatrës, z Agim Karagjozi, duke i shprehur mirënjoihjen për respektin që tregoi kryetari i Dibrës, për të vizituar Vatrën e themeluar prej kolosve të kombit shqiptarë, tha se :" Vetë prezenca juaj në këtë zyrë e ngre më lartë rëndësinë e kësaj shoqate ,e cila për afro një shekull nuk pushojë se renduri pas çështjes shqiptare" . Njëhereshit, tha Karagjozi, viizita juaj bashkësisë shqiptare në Amerikë, tregonë se shqiptarët e Amerikës janë "derë e hapur" për të gjithë vëllezërit tanë, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria". Vizitat tuaja na afrojnë edhe më shumë me njeri tjetrin tha kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi.

Vatra tha kryetari i saj është dalluar për patriotizmin e treguar për dekada me radhë në shërbim të çështjes kombëtare. Për, atë kontributin e paçmuar për përshpejtimin e proceseve demokratike në Shqipëri, që nga fillimi i viteve ’90 e deri më sot, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, nisur prej presidentit Uillson e deri tek presidentët Klinton e Bush. Dhe për një rol e kontributë historik në dobi të çështjes shqiptare,çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e çështjes shqiptare, në të gjitha trojet etnike.

"Ndërsa, tha kryetari Dibrës së Madhe, Dr Argëtim Fida, ardhja në SHB-së, e çdo presonaliteti shqiptarë, dihet se e ka simbolikën e vetë, dhe një vizitë tek Vatra, është një nevojë e kohës sot për shqiptarët e të gjitha trojeve, për t'u frymëzuar nga vepra e kontributi i madh i kësaj shoqate, në afro një shekull - për zgjidhjen e çështjes shqiptare"

Kryetari i Dibrës, zoti Fida duke iu drejtuar Vatranëve, tha se mendojë se ju drejtohem të gjithë shqiptarëve të Amerikës, thotë ai - mbasi ka ardhur koha që të jeni më të ndjeshëm dhe më të lidhur me situatën që gjendjen sot, për shqiptarët në Maqedoni - kontributi dhe roli i shqiptarëve të Amerikës, ska dyshim që është jashtëzakonishtë i rëndësishëm në përshpejtimin e proceseve në Maqedoni dhe në të gjitha viset shqiptare, pikërishtë sot që ne shqiptarët jemi më të fortë se kurr - "kemi dy shtete shqiptare jemi shumë afër njeri tjetrit".

Ai tha në fund se kur takon shqiptarët e Amerikës, gjithësesi ndjehesh krenar se shqiptarët, me punën dhe kontributin e tyre, për çështjen kombëtare gjithmonë e kanë ngritur emrin shqiptar këtu në SHBA.

Freskimi i fundit (THURSDAY, 11 FEBRUARY 2010 13:21)

 
Kerko ne faqe
Kontakto
FastWeb.me Ajax Contact Form
 
Sondazh
A ju pelqen faqa e re e komunes se Dibres ?
 
Foto te rastit
No images
Vizitoret ne linje
Momentalisht kemi 3 mysafirë në linjë