Dibra.gov.mk

 
 

Foto e Dites
 

Lajme nga presi


U themelua Shoqata “1 dollar për Dibrën e Madhe”
Shpresë për zhvillim më të shpejtë
1 Dollar per Dibren

Të shtunën mbrëma në Dibër të Madhe u themelua Shoqata “1 Dollar për Dibrën e Madhe”. Anëtarët dhe aktivistët e kësaj shoqate realizimin e aktiviteteve dhe të projekteve do ta kryejnë në mënyrë vullnetare dhe pa asfarë pagese. Kjo shoqatë do të jetë e hapur për të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë dhe transparente në punën e saj. Valbona Dovolani, duke e hapur këtë takim, tha se:”Kjo shqatë do ta përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të ndërmerr nisma për zgjidhjen e problemeve për një të ardhme më të mirë të qytetit. Nuk duhet të na dëshpërojë situata e vështirë në të cilën ndodhemi, por duhet të angazhohemi për të dalë nga kjo situatë.Kemi shpresa të mëdha në kontributin që mund ta japë kjo shoqatë në zgjidhjen e problemeve ekonomike , kulturore,fetare, arsimore dhe ekologjike”.

Esat Ushtelenca, duke folur për programin e aktiviteteve të kësaj shoqate për këtë vit, shtoi se:”Kjo shoqatë do të organizojë aktivitete vullnetare për pyllëzim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbërta, vendosjen e policëve të shtrirë pranë shkollave dhe në vendet e tjera të rrezikshme për kalimtarët, përmirësimin e ndriçimit publik, ngjyrosjen dhe mirëmbajtjen e oborreve të shkollave, çerdheve, këndeve të lojrave dhe poligoneve sportive, krijimin e një vendparkimi të automobilave pranë liqenit të Dibrës, vendosjen e koshave për plehra në qytet, ndërtimin e kampeve turistike rreth lumit Radikë dhe liqenit, peticione për eliminimin e dukurive që e prishin imazhin e qytetit,krijimin e këndeve të lojërave për fëmijë,organizimin e sondazheve me qytetarët për ambient të pastër, nxitjen e institucioneve kompetente për hapjen e disa fakulteteve në Dibër të Madhe, bashkëpunimin me të gjitha OJQ-të për zhvillimin,edukimin dhe ngritjen e vetëdijes qytetare për një shoqëri të shëndoshë,aktivizimin e një kinemaje verore dhe organizimin e ndihmës financiare për nxënës dhe studentë të talentuar, por që janë në gjendje të vështirë ekonomike”. Roland Pahumi, spjegoi mënyrën dhe procedurat bankare për arritjen e këtyre parave nga mërgata dibrane në vendlindje, për mënyrën se si do të mbikëqyret shpenzimi i tyre nëpërmjet këshillit mbikëqyrës dhe Web faqes së shoqatës. Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës së Madhe, duke përshëndetur të pranishmit, u shpreh se:”Pushteti vendor e mbështetën këtë ide, guxim dhe vullnetarizëm të rinjve dibranë nga mërgata, që për çdo anëtar të familjes të paguhet nga 1 dollar ose 1 euro në muaj, si kontribut për qytetin e tyre. Në qytet egzistojnë edhe shumë OJQ tjera që në programin e aktiviteteve kanë zgjidhjen e shumë problemeve që e mundojnë qytetin. Puna më e madhe duhet bërë në sensibilizimin e mërgatës dhe në grumbullimin e mejteve financiare, dshe më pastaj nëpërmjet forumeve të bashkësive do të bëjmë zgjedhjen e projeteve më me përparësi për qytetin”, tha Fida. Gjatë diskutimit u fol për mënyrën e funsionimit të këtij fondi, ngritjen e vetëdijes qytetare, eliminimin e inateve, përbaltjeve e paragjykimeve, dhe angazhimin për ta nxjerrë Dibrën e Madhe nga kolapsi ekonomik në të cilin ndodhet edhe nëpërmjet tregut të lirë, zonës së lirë doganore, ligjeve të favorshme fiskale dhe krijimin e mundësive dhe lirive ekonomike zhvillimore.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber