Dibra.gov.mk

 
 

Foto e Dites
Qendra per informim
Qendra për informim të qytetarëve Tel/Fax: +389 46 831 196
Email: kryetari@dibra.gov.mk
ngo-diber
QPP te OJQ-ve Diber
ZELS
yt
Rinia Tolerante Diber
 

Lajme nga presi


SH.K.A. “HAKI STËRMILLI” NË FESTIVAL NË TURQI
Mikëpritje nga shqiptarët e Ienygjolit
SHKA - H. Stermilli

SHKA “Haki Stërmilli” është njëra nga shoqëritë më active kulturore në Dibër të madhe. Kjo shoqëri kulturore-artistike nga data 1-10 gusht mori pjesë në Festivalin ndërkombëtar që u mbajt në qytetin Inegjyl të Turqisë. Selim Beqiri, kryetar I kësaj shoqërie, thotë se:”U ftuam në këtë festival si shoqëri e mirënjohur kulturore-artistike në Maqedoni.

Në këtë festival të rëndësishëm prezantuam vlerat kulturore-artistike të Dibrës së Madhe dhe mbarëkombëtare duke përfshirë treval shqiptare në Maqedoni dhe jashtë saj. Në programin tonë shfaqëm valle festive dibrane, valle me motive të Shqipërisë së jugut si dhe tablo koreografike të koreografit Xhevat Fana nga Peshkopia. Programi ynë u prit me entuziazëm nga të pranishmit e sidomos nga 30 mijë shqiptarët që jetonin në Inegjyl të Turqisë dhe që për mrekulli kishin ruajtur gjuhën, traditat dhe këngët e valet shqiptare. Na bënë një mikpritje sipas zakonit shqiptar. Kënaqësi e vecantë për të gjithë ne, shton Beqiri ishte edhe pjesëmarrja e Ansamblit “Mitrovica” nga Republika e Kosovës. “Valëvitja e Flamurit të republikës së Kosovës dhe duartrokitjet dhe brohoritjet frenetike dhe emocionuese të publikut, do të mbesin të pashlyera në mbresat tona”, thekson Beqiri. Si rezultat I pjesëmarrjes së përbashkët në festivalin në Turqi dhe I vendosjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, më 27 gusht 2008 në Dibër të Madhe në kuadër të aktiviteteve kulturore “Ditët e Kulturës-Dibra 2008”, do të mbahet koncerti I përbashkët I SH.K.A. “Haki Stërmilli” dhe I Ansambit “Mitrovica” nga Mitrovica e Kosovës, tha Selim Beqiri.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber