DITËT E KULTURËS – DIBRA 2008
U prezantua dasma e romëve në Dibër
|
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës – Dibra 2008”, të dielën në mesditë në mënyrë publike u prezantua ceremonia e dasmës tradicionale rome dibrane.
Sipas skenarit të improvizuar të Haxhi Riza Iljazi, dasma rome prezantoi në mënyrë pikante djalin dhe vajzën të dashuruar që në moshën e re dhe të finalizuar me martesë të familjeve të Faton Zengos dhe Urim Iljazit. Krushqit u nisën nga shtëpia e dhëndërit në Lagjen “Vxhen” për të marrë nusen me tingujt e daulleve dhe surleve, me këngë e valle deri në shtëpinë nga shtëpia në Lagjen “Ndërmahallë”. Aty krushqit u gostitën me sheqerka, kafe dhe ujë, që martesa tu shkojë mbarë dhe me plot fëmijë.
|
Pasi u krye adeti I daxhallëkut, krushqit e morrën nusen dhe sërish me këngë e valle u nisën për në shtëpinë e dhëndrit që të arrijnë para se hoxha të thërret ilen e mesditës. Nusen ted era e vjehrrit ia dorëzuan dy vëllezërit e nuses pasi e morën dhuratën në para. Pas kësaj mbi kokën e nuses hodhën tri herë gjelin, sheqerka, grurë dhe monedha metalike, si symbol dhe dëshirë që martesa të jetë e begatë dhe me fëmijë meshkuj. Pastaj doli dhëndri, e mori nusen dhe e futi në dhomë duke e detyruar t`I prekë skajet e dhomës si shenjë begatie. Kur mbyllet dhëndri grisen dhe digjen këmisha e vjehrrit dhe e vëllezërve të tij duke hequr valle. Në mëngjes nusja dërgohet me muzikë në cezmë.
Ceremonia e dasmës rome dibrane kaloi nëpër rrugën kryesore dhe Sheshin “Skenderbe”, duke zgjuar interesim të madh te qytetarët dhe vizitorët e huaj.
Ylli Mirzo, menaxher I manifestimit “Ditët e Kulturës – Dibra 2008” për mediat, deklaroi se ky është viti I dytë I këtij manifestimi që do të jetë tradicional dhe që kryhet me ndihmën e Ambasadës së Hollandës. Qëllimi I këtyre aktiviteteve është ruajtja e kulturës dhe traditës së romëve që jetojnë në Dibër dhe shembull I bashkëjetesës mes komuniteteve, theksoi Mirzo.
Rexhep Torte
Kthehu pas
|