Ditët e Kulturës-“ Dibra 2008”
Koncert festiv dibrano- kosovar
|
Ansambli i këngëve dhe valleve “Rexhep Mitrovica”- Mitrovicë nga Republika e Kosovës dhe SHKA “Haki Stërmilli” nga Dibra e Madhe, të mërkurën mbrëma, përkatësisht më 27 gusht 2008, në kuadër të manifestimit Ditët e Kulturës “Dibra 2008”, para publikut dibran shfaqën koncert të përbashkët me këngë e valle popullore.Në këtë koncert festiv ishin të pranishëm Ali Ahmeti-lider i BDI-së,gjenerali Gëzim Ostreni, Bajram Rexhepi-kryetar i Bashkisë së Mitrovicës,Ismail Smakiqi-shef i administratës së Mitrovicës,Abdylaqim Ademi-zv/kryeministër i Maqedonisë ,Nexhat Jakupi-ministër i ekologjisë, Argëtim Fida-kryetar i komunës së Dibrës së Madhe , Ruzhdi Lata-myftiu i Dibrës së Madhe , deputetë dhe të ftuar tjerë.
|
SHKA “Haki Stërmilli” para publikut u paraqit me grupin e valleve, grupin e rapsodëve me në krye Ibrahim dhe Elmaz Lala, ku spikatej trimëria dhe miqësia kosovare dhe dibrane ndër shekuj.Tablloja korreografike “Dibra Kosovë e vogël dhe Kosova plagë saj”.
Ansambli “Rexhep Mitrovica “ shpalosi vallet kreshnike rugovase, vallen e Shotës, suitën e valleve kosovare,këngëtaren Vlora Brahimi dhe grupin e rapsodëve kosovarë që enthuziazmuan publikun me këngët e vallet e përkryera.Ky koncert i përbashkët, me koreografinë e qëlluar dhe interpretimin mjeshtëror të këngëve dhe valleve ishte mrekullia e skenës dhe e kënaqësisë për publikun.
Argëtim Fida,kryetar i Komunës së Dibrës së Madhe,duke përshëndetur të pranishit, tha se,” ky koncert lindi në frymën e një bashkëpunimi dhe binakëzimi mes dy shoqërive tona kulturore që morën pjesë në festivalin Ynegjyl të Turqisë.Bajram Rexhepi e hapi festivalin në Turqi, ndërsa unë e mbylla.Ky bashkëpunim është rezultat i angazhimit dhe lagpamësisë së kryetarëve të këtyre shoqërive, Selim Beqiri nga Dibra e Madhe dhe Haki Shkreli nga Mitrovica”.
Bajram Rexhepi, kryetar i Bashkisë së Mitrovicës, i enthuziazmuar nga ky program, para të pranishëmve, u shpreh se:” Vij në Dibër të Madhe pas shumë e shumë vitesh.Dibra e Madhe në ditët më të vështira i hapi krahët për Kosovën.Ne nuk e harrojmë kurrë atë bujari.Binakëzimi i këtyre dy shoqërive tona është një fillim i mbarë i bashkëpunimit që në të ardhmen do të zhvillohet edhe më shumë në frymën e miqësisë dhe vlerave kulturore “.
Ali Ahmeti, lider i BDI-së, në fjalën e tij përmbyllëse, deklaroi se:”Kur Kosova kishte zinë e bukës, me bukë e mbajti rrafshi i Pollogut,kur ne ramë në zinë e bukës erdhi ndihma nga rrafshi i Dugagjinit dhe nga rrafshi i Kosovës.Më 1981 kosovarët ne studenteve që demonstronim, na dhanë bukë, na strehuan dhe shkolluan.Këtu në skenë kënga e vallja treguan tërë atë histori.Korreografi i ndjerë Panajot Kanaçi la pas gjenerata kultuvuesish të valleve .Arti ishte ai që na e mbajti shpirtin gjallë,sepse po e vrave shpirtin trupi vdes menjëherë.Artistët, vallja, çiftelia, sharkia, polifonia, dasma, të gjitha na mbajtën gjallë.Këto ishin burrimi i vrullshëm që sot Kosova u bë shtet, që shqiptarët e Maqedonisë hecin drejt barazisë së plotë.Kjo është arritja e madhe që buroi nga skena, që iu shpalos popullit nga arti dhe artistët.Jemi një komb me universitet në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë dhe me një flamur, dhe s’ka si të mos jemi të rreshtuar pranë vendeve të Evropës Perëndimore.Do të vjen koha që mes nesh të mos ketë kufij, sepse ky ka qenë ideali i luftëtarëve tanë, këtë andër ne do ta realizojmë me anëtarësimin e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha në fund të Ali Ahmeti.
Rexhep Torte
Kthehu pas
|