Dibra.gov.mk

 
 

Foto e Dites
 

Lajme nga presi


Dibër e Madhe bashkon liderët politikë
Me bashkëpunim drejt sukseseve
Bashkepunim drejt sukseseve

Të mërkurën, më datë 27 gusht 2008, Dibrën e Madhe e vizituan Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së me ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij, Bajram Rexhepi, kryetar i bashkisë së Mitrovicës së Kosovës, të cilët i priti Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës së madhe me bashkëpunëtorët e tij. Në takimin që patën me përfaqësuesit e mediave Argëtim Fida,duke folur për këtë takim, tha se:” Është nder e kënaqësi që sot në mesin tonë si mysafirë të” Ditët e Kulturës-Dibra 2008” ndodhen lideri Ali Hameti, dhe Bajram Rexhepi, kryebashkiaku i Mitrovicës nga Republika e Kosovës, dhe të ftuar tjerë. Mysafirët i informova për ndërtimet infrastrukturore në qytet dhe për punët që na presin në të ardhmen”.

Ali Ahmeti,shtoi se:” zoti Fida më informoi lidhur me ritmin e punimeve në godinën e re të komunës.Dëshira ime është që ajo të kryhet sa më shpejt dhe administrata komunale dhe njësitë rajonale të fillojnë aktivitetet në kushte më të mira, sepse u bë kohë e gjatë që po punojnë në kushte të vështira.Punët duhet të përshpejtohen.Unë do të përpiqem dhe do të angazhohem që organet ekzekutive të qeverisë të ndihmojnë në përfundimin e punimeve edhe me fonde shtesë. Pyetjes për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, Ali Ahmeti, iu përgjegj se:” komisionet për demarkacionin e kufirit kanë filluar punën, pasaportat e Republikës së Kosovës tashmë njihen nga Maqedonia dhe jemi shumë afër kur Maqedonia do ta njeh Republikën e Kosovës. Bëhet fjalë për çështje teknike që nuk kanë dimension politik”. Lidhur me liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ai u shpreh se:”Parlamenti i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, këtë gjë duhet ta bëjë edhe Parlamenti i Shqipërisë, dhe kjo u takon komisioneve të punëve të jashtme të dy vendeve”. Pyetjes se sa është e kënaqur BDI me koalicionin me VMRO dhe me postet që i mori, ai deklaroi se:” është një fillim i mirë, shpresoj se deri në fund do të kemi përfaqësim edhe më të mirë.Të dyja palët jemi duke i kryer obligimet me përgjegjësi. Jam i kënaqur me dikasteret që i kemi marë. Dibra do ta provojë angazhimin dhe sinqeritetin tonë dhe ndihma jona ndaj Dibrës do të vazhdojë”. Bajram Rexhepi, i pyetur për sfidat dhe shpresat e qytetit të Mitrovicës, tha se:”Mitrovica ka shumë sfida, por ka edhe shpresa reale.Kosova është unike në territorin e vet të njohur ndërkombëtarisht.Ka probleme teknike në terren, por këto gradualisht do të tejkalohen dhe Kosova do të jetë e tërë”, tha Bajram Rexhepi.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber