Dibra.gov.mk

 
 

Foto e Dites
 

Lajme nga presi


Dibër e Madhe- Kryetarët e Dy Dibrave përshëndesin liberalizimin e vizave
Mundësi për zhvillim të gjithanshëm
From Liberalizimi i Vizave

Argëtim Fida, kryetar i Dibës së Madhe-Maqedoni dhe Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Dibrës së Vogël-Peshkopisë-Shqipwri, u takuan më 5 shtator në Dibër të Madhe për të përshëndetur aktin e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë e Maqedonisë.Me kwtw rast ata para mediave dhanw prononcimet e tyre.

Argëtim Fida,kryetar i Dibrws sw Madhe, theksoi se: Me kënaqësi të madhe prita Ilir Krosin,kryetarin e Bashkisë së Dibrës së Vogël-Peshkopisë, që bashkarisht ta festojmë këtë sukses të arritur pas disa vitesh angazhimi të përbashkët te qeveritë tona respektive, për t’i bindur dy shtetet tona që më fund të bëhet liberalizimi i vizave për banorët në dy anët e kufirit.Angazhimet tona nuk do të përfundojnë këtu.Unë jam i shqetësuar lidhur me sigurimet që aplikohen pas këtij liberalizimi, do të verifikoj a është e obligueshme kjo edhe për shtetasit e Serbisë,Malit të Zi, Kosovës dhe shteteve tjera gjatë hyrjes së tyre në Maqedoni. Në vendkalimin kufitar të Bllatës me një marrëveshje ndërshtetërore para disa viteve është ndaluar qarkullimi i mallrave të akcizës.Sot kur tentojmë të rritet frekuenca e kësaj pike kufitare do të angazhohemi te dy qeveritë tona, që pika kufitare e Bllatës të merr rolin e një pike ku do të mund të kalojnë tërë mallrat.Kjo lidhet edhe me angazhimin e Dy Dibrave për përfundimin e Rrugs së Arbërit, ku pika kufitare mes Dy Dibrave do të jetë arterie kryesore në shkëmbimin e mallrave mes dy shteteve dhe në rajon. Përshëndesim fuqishëm këtë sukses të madh që mes Dy Dibrave të rritet zhvillimi kulturor dhe ekonomik. Dibra e Madhe historikisht ka qenë e lidhur me shumë fshatra të Shqipërisë.Këto fshatra e kanë shumë më afër Dibrën e Madhe se sa Dibrën e Vogël-Peshkopinë, ndaj duhet hapur vendkalimin kufitar te Mireshi u ekziston infrastruktura rrugore. Me liberalizimin e vizave dhe përfundimin e Rrugës së Arbërit, Dibra e Madhe do të jetë hallka që do ta lidh Shkupin me Tiranën e Durrësin.Kjo do të ndikojë në zhvillimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ketë një impakt pozitiv në ekonominë dibrane”, tha Fida. Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Dibrës së Vogël-Peshkopisë, u shpreh se: “Për komunitetin e Dibrës në Shqipëri dhe për tërë komunitetin e rajonit kufitar, kjo është një ditë e gëzuar, një ngjarje e madhe pas përpjekjeve të mëdha që janë bërë nga shumë faktorë, pse jo edhe nga ne,që më në fund u përfundua me sukses me arritjen e liberalizimit të vizave.Shprehim mirënjohjen për Qeverinë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe të parlamenteve të dy , që më në fund arritën të marrin në konsideratë këtë shqetësim njerëzor e qytetar të banorëve të dy vendeve,për ta bërë de fakto liberalizimin e vizave mes dy vendeve dhe heqjen e pengesave kufitare. Kjo do të ndikojë ndjeshëm për lidhjet e shumta që janë mes dy rajoneve, sepse kemi lidhje gjaku, kulturore dhe ekonomike. Unë mbështes atë deklaroi homologu im Fida, se kalimi i mallrave të akcizës edhe në doganën e Bllatës do të jetë me shumë rëndësi dhe nga ana jonë do të bëjmë përpjekje pranë Qeverisë së Shqipërisë që kjo të realizohet.Tani kur Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshme të njohura ndërkombëtarisht për luftën kundër kontrabandës, evazionit e korrupsionit, janë pjekur të gjitha kushtet që mallrat e akcizës të kalojnë në të gjitha pikat e kalimit, duke mos përjashtuar vendkalimin e Bllatës. Kjo do tu ndihmojë bizneseve të dy vendeve tona për të shtuar fitimet e tyre në këtë treg të zhvilluar.Duhet hapur edhe vendkalime tjera kufitare për të përfshirë edhe fshatrat e Malit të Thatë-Gollobërdos, tha Ilir Krosi.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber