Dibra.gov.mk

 
 

Foto e Dites
 

Lajme nga presi


Kryetarët e komunave nga Maqedonia vizituan Italinë
Interesim  për teknologjinë  italiane e përpunimit  të bërllokut
From Dr. Argetim Fida

Të enjten mbrëma u kthye nga nga vizita disa ditëshe në Itali e delegacionit nga pesë komunat e Maqedonisë mysafire të Firmës italiane “Kosmogrup”, që meret me riciklimin dhe përpunimin e mbeturinave dhe që ka edhe degën e saj “Green Europe” në Maqedoni. Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës, si pjesëmarrës i këtij delegacioni për mediat, deklaroi se:”Si përfaqësues të komunave Dibër, Gostivar, Kërçovë, Çair dhe Likovë,gjatë qëndrimit tonë në Itali vizituam Torinon, Milanon dhe Kazalon,ku u njoftuam me aktivitetet e Firmës “Kosmogrup” të specializuar për ruajtjen e ambientit jetësor e cila menaxhon me riciklimin dhe përpunimin qindpërqind të mbeturinave.

Shikum në vend si bëhet reciklimi i letrës, drurit, qelqit dhe metaleve dhe përpunimi final i pjesës së mbetur për të fituar gaz dhe energji elektrike”. Duke folur për efektet e kësaj vizite në Maqedoni, i shtoi se, ”Me përfaqësuesit e kësaj firme nënshkruam parakontratën dhe pas analizimit dhe përshtatjes me ligjet tona do të nënshkruajmë edhe kontratën. Në fazën e parë në komunat e interesuara do të fillojë riciklimi i 50 përqind të mbeturinave urbane. Kjo don të thotë se në komunat respektive, për 50 përqind do të kemi zgjatjen e jetës së deponive tona. Italianët mendojnë që në Maqedoni të ndërtojnë tre qendra të riciklimit, në Shkup, në Maqedoninë Lindore dhe në Maqedoninë Perëndimore. Pas nënshkrimit të kontratës në hyrje të deponisë së qyteteve përkatëse, do të vendosen makineri për riciklim, kamion dhe buldozher për mirëmbajtjen e deponisë dhe kontejnerë që do të vendosen në qytet, ku vetë banorët do të bëjnë klasifikimin e letrës, drurit, qelqit dhe metaleve. Ndërkaq ndërmarrjet komunale do të merren me grumbullimin e mbeturinave tjera urbane. Ajo që e pamë atje, theksoi Fida, është mirë të zbatohet edhe te na, pasi e tërë kjo nuk do të kërkojë mjete financiare, sepse do të vetëpaguhet nga produktet e fituara dhe me energjinë e fituar nga përpunimi i mbetirunave. Nëse numri i konsiderueshëm i komunve dhe Qeveria e Maqedonisë përkapen me këtë projekt, kjo firmë italiane është e gatshme që në Maqedoni të investojë disa qindra milionë euro, për makineritë dhe termocentralet që do të ndërtohen”, tha në fund Argëtim Fida.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber