FILLOI FESTIVALI “TEATRI SHQIPTAR NË MAQEDONI – DIBRA 2008”
Aty ku bashkohen kulturat e trojeve shqiptare
|
Gjatë mbrëmjes së të dielës filloi festivali I shtatë më radhë “Teatri shqiptar në Maqedoni – Dibra 2008”, në të cilin do të marrin pjesë 9 trupa teatrore shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Argëtim Fida, kryetar I komunës së Dibrës së Madhe, e hapi festivalin me këto fjalë:”Të nderuar bashkëqytetarë, përfaqësues të jurisë, regjisorë, koreografë, aktorë, të nderuar artdashës dibranë, këtij festivali I ka dhënë peshë gjithmonë edhe mbështetja e personave eminent që udhëheqin politikën shqiptare në Maqedoni. Nga viti në vit në Dibër u kujtua dashamirësia për teatrin dhe këtyre ditëve kjo qytezë do të jetë qendër e kulturës së tërë trojeve shqiptare”. Sipas Fidës edhe ky festival I përjetoi shqetësimet se a do të fillojë, apo si, qoftë të obstruksioneve, ose pengesave financiare. Megjithatë, mbisundoi dashuria e dibranëve për teatrin, që I mposhti problemet. Ai një falënderim të vecantë e shprehi edhe deri te trupat teatrore, të cilët nuk morën parasysh pengesat që dikush I shpifte, por erdhën dhe u paraqitën me shfaqjet e tyre dhe kështu do të veprojnë edhe në të ardhmen dhe ky festival do të jetojë për shumë mote.
|
Ndërkohë, pushteti vendor apeloi që ky festival të bëhet institucional. Në mungesë të vullnetit të pushtetit qëndror në dy vitet e kaluara, komuna e Dibrës edhe pse e vogël dhe me buxhet të pamjaftueshëm mori mbi supet që ky festival të mbijetojë. “Jemi drejtuar për ndihmë edhe deri te disa institucione, ndërmarrje, apo organizata në mesin e të cilëve është edhe Mobimaku, Telekomi etj.dhe shpresojmë në ndihmën e tyre”, sqaroi në vazhdim Fida. Në natën e parë të festivalit para artdashësve u paraqit teatri Profesionist I Dibrës së Madhe me shfaqjen përshëndetëse “Historia e zooparkut” e autorit Edëard Ollbee, me regji të Ylber Nuredinit dhe me rolin e Piterit, luajtur nga Nimon Mucaj dhe të Xherit, nga Ylber Nuredini. Pas shfaqjes, regjisori Ylber Nuredini, deklaroi se:”Linja qëndrore, dramaturgjike e kësaj drame është se sot njerëzit kanë përgjegjësi të përkujdesen për të gjitha shtresat e kësaj shoqërie në të gjitha aspektet. Duke mos e bërë këtë lindin ngjarje dhe situate nga më të ndryshmet, sic është rasti që sonte e shfaqëm këtu. Xheri në pamundësi për të arritur qëllimet e veta elementare, vendos t`I jep fund jetës. Mirëpo, meqë nuk e ka guximin ta kryejë vetë, takon Piterin në një park qëndror të Nju Jorkut, përmes së cilit realizon idenë e vet”. Sipas tij, mesazhi I kësaj shfaqeje është se te të gjithë njerëzit, në moment të caktuara zgjohet gjeni shtazarak, që e kemi brenda vetes. Gjatë netëve në vazhdim të këtij festivali do të jenë të pranishëm funksionarë të profileve të ndryshme, si ambasadorja e Hollandës, ministra, deputetë dhe kryetarë komunash nga maqedonia, Kosova, duke mos munguar edhe personalitete nga Shqipëria. Motoja e këtij festivali është”Ndjehuni sin ë shtëpinë tuaj”. Festivalin e bëjnë me mjete të reduktuara, por me zemër të gjerë. Sponzorë kryesorë të këtij festivali janë komuna e Dibrës, ndërsa ndihmojnë edhe Ambasada e Hollandës, Banjat e Dibrës-Capa, dhe njësia rajonale e Bankës Ekonomike.
Rexhep Torte E hënë, 6 tetor, 2008
Kthehu pas
|