Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Mbrëmja e dytë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni- Dibra 2008”
Prizrenasit  rrëmbyen vëmëndjen e spektatorit
Teatri i Prizrenit

Në mbrëmjen e dytë të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008” para publikut artdashës dibran u paraqit Teatri Profesionist nga Prizreni me dramën dramën “Togeroi i Inismorit” të autorit Martin Mcdonagh, me regji të Ilir Bokshit. Kjo pjesë teatrore me një kolazh skenografie, kostumografie dhe muzikë të qëlluar, nëpërmjet regjisë dhe aktrimit në mënyrë të qëlluar dhe shumë të fuqishme dha një tabllo reale dhe trishtuese të përditshmërisë sonë.

Aktorët Lulzim Guheli në rolin e Patrikut, Luan Jaha, në rolin e Donit, Adrian Morina,në rolin e Bejrit,Egzona Ademi,në rolin e Merit, Ernest Malazogu,në rolin e Kristit,Fatos Kryeziu,në rolin e Brendonit, Shkëlzen Veseli,në rolin e Xhejmsit dhe Fikrim Morina,në rolin e Xhoit, edhe aktorë të rinj për nga mosha, treguan mishërim me rolet e besuara, luajtën në mënyrë të shkëlqyer dhe dëshmuan pjekuri të padiskutueshme skenike drejt një ardhmëri të sigurtë dhe të sukseshme në profesionin e tyre skenik. Ilir Bokshi, regjisor i kësaj pjesë teatrore, pas shfaqjes për “Faktin”, deklaroi se:”Kjo shfaqje është një tragjikomedi tipike britanike dhe ka një mesazh të fuqishëm, se gjërat në jetë nuk duhet marrë me gjaknxehtësi dhe grindje, sepse kjo sjell luftëra dhe vllavrasje, por gjërat duhet menduar dhe trajtuar me gjakftohtësi për të patur harmoni dhe paqe gjithandej”. Në pyetjen sa është i kënaqur me interpretimin e roleve nga ana e aktorëve , regjisori Bokshi, u përgjigj se,” në përgjithësi jam shumë i kënaqur edhe pse sonte shfaqja ka shkuar pak më ndryshe, për arsye se patëm patëm pak kohë për tu përshtatur në këtë skenë, në këtë sallë dhe në këtë sistem të zërimit dhe ndriçimit. Kjo don të se shfaqja humbi shumë për shkak të përshtatjes në këtë situatë. Megjithatë unë jam shumë kënaqur me angazhimin dhe rolet që interpretuan dhe kjo shfaqje bën pjesë në shfaqjet e mira që kam bërë unë. Falenderoj shumë publikun dibran për ndjekjen me vëmendje të kësaj shfaqje dhe se është ndjenjë e posaçme të lozësh para këtij publiku të mrekullueshëm”, tha në fund regjisori Ilir Bokshi ».

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber