Dita e tretë e Festivalit “Teatri Shqiptar Në Maqedoni-Dibra 2008”
Korçarët mrekulluesit e skenës
|
Në ditën e tretë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008” para publikut u paraqit Teatri “A.Z.Çajupi” nga Korça me komedinë « Ju ftojmë në dasmën e babait », shkruar nga Petrit Koçibelli, me regji të Genti Bejko.
Aktorët Muharrrem Hoxha, Natasha Andoni,Petrika Riza, Zamira Kita, Albana Prodani dhe Xhasika Muhaxhiri, si një buqetë mikse trëndafilash dhe gonxhe trëndafili, përkatësisht aktorë me me shumë e më pak përvojë , dëshmuan një përmbushje të mrekullueshme të ndërsjellë të roleve skenike, të angazhimit dhe të pasqyrimit të talentit në spikatjen e roleve që i luajtën dhe që u përshëndetën frenetikisht nga publiku.
|
Gent Bejko, pas shfaqje për « Faktin », u shpreh se : »Pjesa flet për një familje të varfër e cila disi edhe nga naiviteti i vajzës, e cila bëhet pjesëmarrëse dhe i mbushin mëndjen babait që të martohet. Është një personazh tipik, një lloj egoje,si cinik i shtëpisë i cili ka për qëllim jo vetëm të hakmeret për një histori të vjetër karshi babait të kësaj familjeje, por e çon harbutërinë e tij deri atje, sa i mer edhe atë që i ka mbetur katër muret e një shtëpie ».
Ndërsa lidhur me mesazhin që jep kjo komedi, ai theksoi se : »Kjo është një komedi mbi groteskun e varfërisë që njeriun e shtyjnë drejt veprimeve të tilla. Është një pjesë që më shumë se kurrë është aktuale për situatat nëpër të cilat kalon Shqipëria, sidomos qytetet, sepse ndoshta në kryeqytet brenda vijës së verdhë nuk ndihet, por sapo e kalon vijën e verdhë të kryeqytetit i gjen shpesh dramat e tilla nëpër familjet tona.Kjo është informata groteske, sepse nuk ndodh që familjet, vajzat apo nënat të martojnë babain, por idea është se çdo gjë mund të ndodh për arsye të varfërisë ».
Lidhur me publikun dibran, regjisori Bejko, tha se : »Publiku dibran ishte fantastik dhe kjo u vërejt edhe nga pritja dhe përjetimi që i bënë shfaqjes dhe aktorëve të saj.
Rexhep Torte
Kthehu pas
|