Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Dita e katërt e Festvalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008”
Fierasit profesionistë të vërtetë
Teatri “Bylys”

Në Ditën e katërt të këtij festivali në ora 18, para artdashësve u paraqit Teatri “Bylys” nga Fieri me dramën “Kush më ka faj se jam shqiptar, të autorit dhe regjisorit Enver Petrovci. Aktorët Klajdi Marku në rolin e maestros, Bledar Mehmeti në rolin e Selmanit, Fatmir Xhelili në rolin e pijanecit (profesorit) dhe Olta Gixhari në rolin e Razës, dëshmuan një kompaktësi harmonike në interpretimin tejet të suksesshëm të roleve në skenë.

Klajdi Marku, në funksion edhe të regjisorit për “Faktin”, deklaroi se:”Mesazhi I kësaj shfaqje, është se:”Ka ardhur koha që patriotizmi të mos jetë si një tabu falso, por të jetë me të vërtetë i mbështetur në prova,në emër dhe me dashurinë e vërtetë për vendin tonë. Fabula e kësaj pjese është e thjeshtë , paraqet një autobiografi që mund ta quajmë kështu.Gjithsesi është jeta e një intelektuali në trojet shqiptare, por edhe e intelektualëve shqiptarë që kapën rrugën e mërgimit , e disa që u kthyen nga mërgimi , apo nuk shkuan fare atje. Gjithnjë duke luftuar me vetveten për të qenë edhe artistë të mëdhenj edhe shqiptarë të mirë, e atyre që patriotizmin se bënë biznes, e atyre që e humbën karierën por fituan në konceptin njeri, apo të kundërtën e saj”. Për nivelin e realizimit skenik të aktorëve, ai shprehet se:”Unë mendoj se aktorët sonte aritën majat.Kjo shfaqje është luajtur disa herë në Shqipëri në Vlorë, Fier e gjetiu,por këtu të gjithë kishim një emocion të veçantë,sepse luanim për herë të parë para publikut dibran.Dhe ky ishte një kontakt i parë me diçka që e dashuron e respekton. Ne filluam me shumë emocione pozitive dhe them se publiku na vlerësoi si duhet”. Sa I takon publikut dibran, ai thotë se:” Kjo është hera e tretë që po vij në këtë festival.Kësaj radhe në rolin e anëtarit të jurisë dhe si aktor por jashtë konkurimit.Deri tani mendoja se publiku I Fierit është publiku më I mirë.Sonte është hera e parë që unë luaj para publikut dibran, dhe me sinqeritet e shumë emocion them se publiku numër një mes shqiptarëve është ai dibran, sepse kam qenë në të gjitha skenat shqiptare ku kam luajtur, me plot bindje them si publikun dibran është vështirë që të gjesh.Publik që edhe kur aktori në një moment mund ta ndjejë veten pak ligsht, ky public të jep dadhuri, të jep ngrohtësi. Është publik që të ndjek vazhdimisht dhe unë e quaj si komponent të tretë të shfaqjes”.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber