Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Dita e pestë e Festivalit « Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008 »
Vlonjatët gjigandë të skenës
Teatri “Bylys”

Në Ditën e pestë të këtij festivali para artdashësve dibranë u paraqit Teatri « Petro Marko » i Vlorës me dramën « Vrasësit i lamë pas » të autorit Teodor Laço me regji të Roland Minga. Aktorët Arben Tartari,Astrit Mamaj,Artan Islami,Roland Minga, Desantila Kristo, Ilirian Ali, Lavdimir Abilaliaj dhe aktorët e Teatrit Rinor-Vlorë,me rolet që i interpretuan dëshmuan profesionalizëm të vërtetë duke qenë që nga fillimi e gjer në fund gjigaqndë skenikë.

Ne prologun e kësaj shfaqje thuhej,”Të nderuar miq, dashamirë të teatrit.Njgjarjet që ju ftoj t’I përjetojmë sëbashku janë një pjesë e jetës sime, por ndoshta edhe e jetës së ndonjërit prej jush. A nuk jeni gjendur ndonjëherë në mes të një udhëkryqi, kur ju duhet të zgjidhni midis dashurisë dhe urrejtjes,midis faljes që të fisnikëron dhe hakmarrjes që të egërson. Ne ishim shumë , u ngritëm mes të mirës dhe fituam, por si do të sillemi me të mundurit. Të vazhdojë dhuma e përdorur si rrugë deri në mbëritjen e qëllimit,apo do të vendoset paqja”. Roland Minga, regjisor, pas shfaqjes për “Faktin” , u shpreh se:”Mesazhi I kësaj shfaqje është se të dish të administrosh pushtetin është problemi numër një I politikës Ballkanike sot.Nuk është problem I madh për ta marë pushtetin me format nga më të ndryshme që ne I njohim, por problemi është sa jemi ne të zotët që ta administrojmë fuqishëm këtë pushtet. Ky është problemi shqiptar dhe ai Ballkanik. Ngjarja është goxha e thjeshtë.Aksidentohet një urrejtje me qëllime të caktuara për të marë pushtetin.Problemi është që këtë pushtet do ta mari krahu I forcës apo krahu I politikës,në këtë rast krahu I paqes.Shpeshherë te na dhe në botë ndodh që pushtetin e merr krahi I agresivitetit, krahu I cili nxit hakmarrjen dhe të gjitha ekseset e tjera të shoqërisë në të cilën jetojmë”. Lidhur me interpretimin e roleve, ai tha se,”Kjo shfaqje u bë pas një distance kohore dhe ajo që ne dëshironim në këtë shfaqje ishte vendosja e karaktereve në qytetarri.Pra nëqoftëse në pjesën e parë të shfaqjeve dhe në fillim të premierës shfaqja ishte në momentet konsolidimit të karaktereve , në shfaqjet e tanishme neve kemi tentur që personazhet t’I fusim midis qytetarëve. Publikun dibran tani kemi filluar ta shijojmë ne protagonistët e skenës, dhe publiku dibran këtë na e kthen me kënaqësi dhe duartokitje.Kam përshtypjen se në këtë gjë publiku dibran është i veçantë”

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber