Mbrëmja e gjashtë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008”
Vënia e rregullit në botë është e pamundur
|
Në mbrëmjen e gjashtë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008”, para publikut dibran u paraqit Teatri “Aleksandër Mojsiu” nga Durrësi me tragjikominë “Tango” të autorit Slavomir Mrozhek, me regji të Driada Dervishit.
Aktorët Nik Xhelilaj, Xhelal Tafaj, Husen Bashhysa, Sanie Hoti, Eralda Çaushi, Marvin Tafaj dhe Ajshe Stani, artiste e merituar dëshmuan përkryerje të interpretimit aktoresk
|
Driada Dervishi, regjisore, u shpreh se :”Artistët e mij I kryen me suikses rolet e tyre skenike.Ishin të impenjuar, që ka qenë një predispozitë dhe përgjegjësi përpara publiku.
Mesazhi I kësaj shfaqje, tha ajo:”Tregon se jetojmë në një botë me shthurje, marrëdhënie të ngatërruara e rrëmujë, ku tashmë personazhi kryesor kërkon pikërisht mënyrat që të vendos rregullin.Por për të vënë sot rregullin në botë është e pamundur”.
Dhe pikërisht ngjarja flet për një djalë të ri idealist, I cili dëshiron të vendos rregullin.Ai jeton në një familje ku gjithçka është e shthurur, dhe përkundër dëshirës së tij të flaktë idealiste për ndryshime, e ka të pamundur ta realizojë qëllimin e tij.Vetë Fakti se shfaqja mbyllet me një tango bunt që kërcehet nga Eugjeni që përfaqëson traditën dhe kohën e shkuar, dhe nga pragmatisti Edi që përfaqëson të ardhmen, tregon pikërisht këtë. Me që tani s’ka idealizëm duhet gjetur një rrugë të mesme për të jetuar, sepse në botë methithatë njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë”.
Rexhep Torte
Kthehu pas
|