Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Dita e shtatë e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”
Tragjikomia anglezë në skenën dibrane
Teatri Kombetar i Gjakoves

Në ditë e shtatë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008,të shtunën mbrëma, në skenë u paraqit Teatri Kombëtar I Gjakovës, me tragjikominë “Hiqe ministrin nga priza” të autorit Erik Ilde me regji të Ilir Bokshit.

Aktorët Arta Muqaj, Myrvete Kurtishi, Ernest malazogu, Gresa Pallaska, Hysen Binaku,Ylber bardhi, Arben Lleshi, dhe Behar Zenelaj, u dhuruan shikuesve mundësinë e përjetimit të kënaqësisë skenike.Ata u gjendën mirë dhe bënë aktrim të mirë edhe pse kjo shfaqje kërkon një skenë me dimensione më të mëdha. Ilir Bokshi, regjisor, për “Faktin”, deklaroi se:” Kjo është komedi tipike angleze e cila përmban në vete të gjitha nuancat që e shkaktojnë komedinë në Angli.Kjo është edhe temë politike, sepse flitet për çështje politike të qarqeve angleze, por që lehtë na prekin edhe neve shqiptarëve si komb politizimet politike që I bëjmë në ditët e sotme.Keto janë ambicjet dhe apetitet që na rriten për poste, e kudërta e kësaj që ndosh pas humbjeve , pas dëshprimeve që u ndodhin politikanëve në jetë, kryesisht njerëzve që nuk janë të përgatitur në jetë dhe që u ndodhin dështime të këtilla”. Ngjarja paraqet një zv/ kryeministër të Anglisë, I cili për shkak të një aksidenti mbahet gjallë në një aparaturë ,për shkak të numërimit tëvotave, përkatësisht të numërimit të votave të tij që diçka do të ndryshonte në parlamentin e Anglisë.Kur duan ta heqin nga priza, ta mbysin, kuptohet se kryeministri I vërtetë ka vdekur, por mundohen ta mbajnë edhe pak gjallë derisa t’I kryejnë tërë kombinimet konfliktuoze, për ta trashëguar postin zv/kryeministri që tashmë është duke e kryer detyrën”

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber