Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Përfundoi Festivali I shtatë “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008”
U shpalosën vlera të çmuara teatrore
Ndarja e Cmimeve

Shfaqja me e mirë që fitoi çmimin “Sulejman Pitarka”, u shpall “Hiqe ministrin nga priza””- Teatri Kombëtar- Gjakovë, regjisorja më e mirë u shpall Driada Dervishi-Teatri “Aleksandër Mojsiu”-Durrës, aktorja më e mirë dhe aktori më I mirë që fituan çmimin “Qemal Ajdini”, u shpall Adriana Matoshi e Teatrit Kombëtar-Gjilan dhe Muharrem Hoxha i Teatrit “A.Z.Çajupi”-Korçë .

Edicioni I shtatë I Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2008” që zgjati nga data 5-12 tetor ku morrën pjesë trupa teatrore nga Maqedonia,Shqipëria dhe Kosova, ishte manifestim lumturues për tërë artdashësit. Spektatorët dibranë sëbashku me mysafirët patën rastin të shijojnë një eveniment me vlera të bukura teatrore.Secili artdashës do ta kishte dëshiruar të jetë në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Dibër në këtë eveniment kulturor, ku u shfaqën 9 shfaqje. Këtë festival me praninë e tyre e nderuan artistët e popullit mes tyre edhe Llazër Filipi. Në mesin e tyre ishin edhe , Gëzim Ostreni, Abdylaqim Ademi,deputetët, Xhevat Ademi, Ermira Mehmeti, Luljeta Marku, artistë të merituar dhe kryetarët e komunave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Ky festival përfundoi me Teatrin Kombëtar nga Gjilani, i cili shfaqi komedinë “Kumbara” të autorit Angjelo Beolko-Rucante, me regji të Erson Zymberit. Juria e përbërë nga Dr.Prof. Nebi Islami-Kosovë, Klajdi Marku- Shqipëri dhe Adem Karaga-Maqedoni, shpalli fituesit e çmimeve. Dr. Prof. Nebi Islami me këtë rast, theksoi se:”Të nderuar të pranishëm, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor, të nderuar mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Jam shumë I nderuar që kam qenë kryetar I jurisë.Juria me këtë rast ka bërë një punë të përgjegjshme dhe të ndershme dhe çdo vendim e ka marë në mënyrë unike.Nuk kemi pasur asnjë konflikt eventual lidhur me shpërblimet e caktuara.Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe mikpritjen tuaj”. Klajdi Marku : » Të gjithë kemi një emocion të përbashkët, jeni publiku më i mrekullueshëm në tërë Shqipërinë. Adem Karaga : »Dibra din të krijojë emocionin e vet.Ky publik është i mrekullueshëmm, përshëndes tërë aktorët për punën dhe kontributin e dhënë ». Çmimi inkurajues i takoi aktores Egzona Ademi për shfaqjen “Togeri i Insismorit” të Teatrit Profesionist-Prizren.Aktorja joprotagoniste u shpall zonja Natasha Andoni, për shfaqjen « Ju ftojmë në dasmën e babait » të Teatrit « A.Z.Çajupi »-Korçë.Aktori joprotagonist u shpall aktori Hysen Bashhysa, për rolin në tragjikominë « Tango » të Teatrit « A.Mojsiu »-Durrës,Çmimi special, që e jep kryetari i komunës së Dibrës, iu dha aktorit Musa Isufi për shfaqjen « kufomat e gjalla » të Teatrit Profesionist –Kumanovë. Aktorja më e mirë e festivalit që e fitoi çmimin « Qemal Ajdini » u shpall Adriana Matoshi për rolin në komedinë « Kumbara » të Teatri Kombëtar-Gjilan.Aktori më i mirë i festivalit që e fitoi çmimin « Qemal Ajdini » u shpall aktori Muharrem Hoxha për rolin në komedinë « Ju ftojmë në dasmën e babait » të Teatrit « A.Z.Çajupi-Korçë ».Çmimin për regji më të mirë të festivalit e fitoi Driada dervishi për tragjikominë « Tango » të Teatrit « A.Mojsiu »-Durrës.Shfaqja më e mirë e festivalit që fitoi çmimin « Sulejman Pitarka » u shpall “Hiqe ministrin nga priza » e Teatrit Kombëtar-Gjakovë. Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës së Madhe nën patronatin e të cilit u mbajt ky festival, duke deklaruar të mbyllur këtë festival, thksoi se : »Bashkëqytetarë, zonja e zotërinj. Këtu u thanë shumë fjalë, u derdhën shumë emocione.Që nga debitantët që hoqën tremën për herë të parë por edhe aktorët e merituar që na kënaqën me rolet e tyre.Regji të mrekullueshme, skenografi të mrekullueshme, skenare të mira dhe trupa profesioniste nga të gjitha trojet etnike.Asgjë nuk u tha gabim këtu.Ne këtu në Ibër të madhe dëshmuam se dijmë të jetojmë bashkë, të frymojmë bashkë, të krijojmë kulturë bashkë.Në fillim të festivalit kishte dallime të mëdha mes trupave që vinin nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Por siç tha edhe juria e nderuar, tani kemi shfaqje mjaft cilësore edhe nga Maqedonia edhe nga Kosova.Uroj që edhe vitet që vijnë në këtë skenë të jenë të pranishme sa më shumë trupa nga të gjitha trojet etnike.Ne dibranët do të mundohemi me bukë e kripë, por me zemër të madhe tju presim sërish. Falenderoj drejtorin e festivalit, stafin e tij me djem të mrekullueshëm që nuk u kursyan duke bërë vetëm nga tre orë gjumë, të jenë pranë aktorëve të mrekullueshëm.Mirëse të vini edhe viteve tjera ». Ylber Nuredini,drejtor i festivalit, u shpreh se,: »Përgëzoj për unitetin në ndarjen e çmimeve jurinë si edhe kritikët Prof.Dr. Adriatik Kallulli, Prof Dr. Nebi Islami, Prof.Dr. Josip Papagjoni dhe Prof. Selajtin Salihu, për angazhimin e tyre gjatë analizës së shfaqjeve, përshëndes mediat që pasqyruan ecurinë e këtij festivali,të gjitha trupat teatrore që shpalosën veprat e tyre në skenën dibrane ». Gjatë dorëzimit të çmimeve u thanë flalë miradije për publikun , pjesëmarrjen e femrave në sallë si respektuese të vlerave kulturore, për aktorët, për ata që janë lodhur me djersë e mundim e që kanë arritur rezultate shumë të mira.Ky festival tregoi se ka një traditë.Gëzimi ynë është që teatri shqiptar vitet e fundit ka ecur përpara.Me punën e autorëve, aktorëve dhe regjisorëve ka mbëritur që një gjeneratë e re aktorësh të ketë vlera për t’ia prezentuar Evropës dhe për të marë shpërblime edhe në skenat evropiane.Ky është publik i përzemërt që i bën artistët të ndjehen lirshëm. Fituesve të çmimeve iu dorëzuan mirënjohje, skultura artizanale druri dhe të holla. Fituesit duke u falenderuar për çmimet që i morrën, theksuan respektin për spektatorin dibran dhe gatishmërinë e tyre për suksese më të mëdha në të ardhmen. Në pritje të vendimeve të jurisë para spektatorëve u shfaq një program kulturor ku para spektatorëve Llazër Filipi recitoi një monolog të Aleksandër Mojsiut,Pajazit Kurtishi vargje nga Bagëti e Bujqësi të Naim Frashërit, kurse maestrot Jeta Starova-Mehmeti në flautë dhe Ermal Mehmeti në violinë, luajtën pjesë të zgjedhura të muzikës së përpunuar.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber