Projekt i përbashkët Maqedoni-Shqipëri
Uji i Radikës për ujitjen e tokës
|
Në Dibër të Madhe të enjten, më date 16 tetor 2008, u takuan udhëheqës dhe ekpertë të ministrive të Bujqësisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë që meren me ekonominë e ujërave.
Në këtë takim nga Maqedonia merrnin pjesë Sllave Arsovski-Drejtor i Drejtorisë për ekonominë e ujërave, Bllagoja Stoilkov, këshilltar shtetëror në ekonominë e ujërave, Bobi Nofitovski,këshilltar shtetëror për politikën bujqësore, Goce Llazarovski, ekspert,Zoran Stojçevski përfaqësues i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Vesel Duka.
|
Kryeshef në njësinë rajonale të Bujqësisë, Nizamedin Papraniku, kryesues i KK, Ylli Mirzo dhe Reshat Qormemeti, përfaqësues të pushtetit vendor dhe Dr. Abdyl Koleci, kryetar I Shoqatës së bujqve dibranë “Fusha e Dibrës” nga Dibra e Madhe.
Nga Shqipëria merrnin pjesë Irfan Tarelli, Drejtor I përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë së Shqipërisë, Esat Hasani, drejtor I menaxhimit të tokës bujqësore dhe ujërave, Maksim Hajrullai dhe Ferit Hoxha,nga Drejtoria rajonale e bujqësisë dhe e kullimit të ujërave Peshkopi.
Siç u tha këtu, ky takim është rezultat I nismës nga Dibra e Madhe për ndërtimin e një kanali nga lumi Radikë për ujitjen e tokave në Dibër të Madhe në Maqedoni dhe në komunën e Maqellarës në Shqipëri, nismë të cilën fillimisht e kanë mbështetur Argëtim Fida, kryetar I komunës Dibra e Madhe dhe homologu I tij Ilir Krosi, kryetar I Bashkisë së Peshkopisë. Kjo nismë u miratua edhe nga Këshilli I Komunës në Dibër të Madhe. Pas një lobimi intensiv të kryetarëve Argëtim Fida dhe Ilir Krosi, kjo ide u mbështet edhe nga Ace Spasenovki, ministër I Bujqësisë I Maqedonisë dhe Jemin Gjana, ministër I Bujësisë nga Shqipëria.
Në këtë takim inxh. Rexhep Qormemeti, autor i kësaj projektideje, prezentoi hartën, kuotat dhe trasenë e ndërtimit të kanalit ujitës nga lumi Radikë me rënie të lirë të ujit në gjatësi prej 20 kilometra.
Drejtorët e drejtorive të ekonomisë së ujërave dhe ekspertë të dy vendeve ranë dakord se ky projekt është me levërdi të madhe për zhvillimin e bujqësisë të dy vendeve , sidomos tani kur kërkesa për artikuj ushqimorë është në rritje dhe kur lypsen ushqime sasiore dhe cilësore.Ndërtimi I këtij kanali për ujitje do të mundësojë ujitjen e 4000 mijë hektarëve tokë bujqësore në Dibër të Madhe dhe 1000 hektarëve në komunën e Maqellarës në Shqipëri.
Në mungesë të këtij kanali për ujitje, fermerët e kësaj zone nuk kanë asfarë mundësie për mbjelljen e kulturave të nevojshme bujqësore për sigurimin e bukës së gojës, gjë që i detyron të kapin rrugën e mërgimit.Në këtë takim u diskutuan edhe aspektet teknike,kuotat prej ku do të merret uji, i cili do të shfrytëzohet për ujitje dhe për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet ndërtimit edhe të një minihidrocentrali.
Në fund u ra dakord që me konkluzat e këtij takimi të njoftohen ministrat e bujqësisë së dy vendeve, të cilët do t’I propozojnë edhe takimet e ardhshme për studimin e fisibilitetit, zgjedhjen e variantit më të mirë dhe hartimin e projektit final.Te dyja palët shprehën dëshirën dhe optimizmin për mbështetjen e këtij projekti nga qeveritë e dy vendeve dhe për gjetjen e mjeteve financiare nga Banka Botërore dhe nga donatorë të tjerë, mbi bazën e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërkufitar si dy vende fqinje.
Rexhep Torte
Kthehu pas
|