Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


BASHKËPUNIM MES DIBRËS DHE PESHKOPISË
Synojnë projekte ndërkombëtare
Komuna Diber

Dy qytetet kufitare, Dibra dhe peshkopia, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë synojnë të përfitojnë fonde ndërkombëtare, ndërsa kërkojnë sa më shpejt të lejohet qarkullimi edhe I mallrave në vendkalimin kufitar të Bllatës Pushteti vendor I Dibrës dhe Peshkopisë kanë intensifikuar bashkëpunimin në drejtim të realizimit të projekteve ndërkombëtare të bashkëpunimit ndërkufitar. Drejtuesit e dy komunave, asaj të Dibrës Argëtim Fida dhe të Peshkopisë, Ilir Krosi, theksojnë angazhimin për të aplikuar në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.

Kryetari I Dibrës tha se dy vitet e fundit janë realizuar aktivitete të shumta për trajtimin e ujrave të zeza që ndotin Liqenin e Dibrës dhe Drinin e Zi, të financuar nga Ambasada holandeze në Shkup. Dy komunat bashkërisht lobojnë për të përfituar fonde nga projekti evropian IPA rreth bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa ka filluar projekti I përbashkët për shfrytëzimin e ujit për ujitje të lumit Radika nga të dyja anët e kufirit. Nëse realizohet deri në fund projekti, për të cilin janë zhvilluar kontakte ndërshtetërore të Ministrive të bujqësisë, atëherë mundësohet ujitja e mbi 4000 hektarëve tokë në Dibër dhe mbi 1000 në komunën e Maqellarës së Peshkopisë. Kryetari I Dibrës, Argëtim Fida, thotë se ekziston plan për ndërtim të hidrocentraleve, ndërsa theks I vecantë I kushtohet kërkesës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar në Bllatë ku do të lejohej kalimi I mallrave me akcizë. Ndërkaq, kryetari I Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, thotë se bashkërisht me komunën e Dibrës synojmë projekte ndërkombëtare. Ai thotë se bashkëpunimi I deritanishëm kulturor, sportive, shkencor dhe në fushat e tjera ka një dinamikë shumë të mirë, ndërsa potencon se përmes projekteve duhet të përforcohet bashkëpunimi më I madh tregtar mes maqedonisë dhe Shqipërisë. “Domethënie të vecantë ka projekti për vaditjen e fushës së Dibrës, I cili ka mundësi përkrahjeje ndërkombëtare. Viteve të fundit ka një bashkëpunim të mirë mes pushteteve vendore për shkëmbimin e përvojave të administratës locale, sepse edhe synimet e të dy vendeve tona lidhen me integrimin në Evropë”, tha Krosi. Vendkalimi kufitar I Bllatës, sipas tij, duhej të jetë I lejueshëm edhe për qarkullimin e mallrave. Shpresojmë që Brenda 6 muajve të ardhshëm të realizohet vendimi nga të dy Ministritë, pasi statusi I tanishm pengon shumë tregtarët dhe biznismenët”, tha kryetari I bashkisë së Peshkpisë.

V.S

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber