Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


AKTIVITETE TË PUSHTETIT VENDOR
Bulevardi “Iliria” në përfundim e sipër
Komuna Diber

Për herë të parë në historinë e saj në Dibër të Madhe po ndërtohet Bulevardi “Iliria” me dy unaza qarkore që ia shton bukurinë qytetit dhe lehtëson trafikun e automjeteve. Argëtim Fida, kryetar I komunës lidhur me ndërtimin e këtij bulevardi shprehet se Komuna e Dibrës së Madhe në vitin 2007 dhe 2008 me buxhetin e saj vazhdoi kryerjen e punimeve në Bulevardin “Iliria”, në asfaltimin dhe në gjelbërimin në pjesën e mesit të kësaj rruge dhe në mbjelljen e drurëve dekorativë në dy anët e tretuarëve përbri këtij bulevardi.

. Duke folur për financimin e kësaj rruge, ai shton se:”edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe duhej të investohej me mjetet e Fondit për rrugët rajonale e magjistrale”. “Ne si BDI dy vitet e kaluara ishim në opozitë dhe nuk na akordoheshin mjete nga Qeveria, megjithatë në si pushtet vendor nuk mund ta linim trasenë e rrugës ashtu të hapur vec me tampon, prandaj u detyruam t`I vazhdojmë punimet. Tani më që jemi pjesë e pushtetit qëndror jemi duke kërkuar nga Qeveria që shtresa e dytë e asfaltit të bëhet me mjete të Fondit për rrugë rajonale e magjistrale, ndërsa komuna vitin e ardhshëm do t`I përfundojë punimet e trotuarëve dhe gjelbërimet anësore me mjetet që do t`I planifikojmë në buxhetin për vitin 2009”, tha Fida. I pyetur për punimet që janë kryer deri tani, ai thekson se “projekti I bulevardit Iliria, ngërthen në vete edhe shumë projekte tjera. Dislokimin e varrezave, hapjen e trasesë së rrugës, gërmimet ku u zhvendosën 24 mijë metra kub dhera, mbushjen me tampon rreth 18 mijë m3 tampon, vendosjen e bardurave, kanalizimin atmosferik, fekal, elektrifikimin e bulevardit, gjelbërimin me afër 1 km mure mbajtës, shtruarjen e 4500 m3 truall cilësor, vendosja e rreth 1 km e gjysëm tubacione dhe sistemin e ujitjes, mbjelljen e drunjve dekorativ, ndërtimin e trotuarëve dhe asfaltimin. Të gjitha këto projekte janë realizuar me përjashtim të shtresës së dytë të asfaltit prej 8200 m2 që do të kushtojë afër 90 mijë euro, pllakëzimet e trotuarëve që do të kushtojnë afër 120 mijë euro dhe rregullimin e gjelbërimeve anësore që do të kushtojnë afër 20 mijë euro. “Ky boulevard është I gjatë 520 metra dhe ka 4 korsi dhe 2 unaza qarkore”.

Rexhep Torte 14, nëntor 2008

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber