Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Nataliteti si fenomen shqetësues
Dibra e Madhe po plaket
Dr.Argetim Fida

Sipas Argëtim Fidës, në dhjetë vitet e fundit në lindjet e fëmijëve në këtë komunë vërehet një disbalancë shumë e madhe në krahasim me para 10-15 viteve, kur në Dibër të Madhe kishte diku 900 lindje në vit, duke llogaritur edhe gravitimin nga Komuna e Zhupës dhe nga fshati Skudrinjë.Aktualisht të dhënat numerike , sipas tij, tregojnë se në komunë përafërsisht ka afër 200 lindje në vit, që është numër shumë i vogël

Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës së Madhe i pyetur për natalitetin në komunën që drejton, deklaroi se ”fatkeqësisht jo të gjitha komunat janë paraparë në Ligjin e ri për stimulimin e natalitetit në Maqedoni”. “Unë nuk jam aspak dakord me këtë ligj, i cili nuk është i barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe si i tillë është diksriminues. Më shumë se dy decenie nga Dibra e Madhe ka një mërgim të paparë të gjeneratës gjenerative, gjeneratës e cila ka aftësi të shumohet dhe ta ripërtërijë popullatën. Në dhjetë vitet e fundit në lindjet e fëmijëve në komunën tonë vërehet një disbalancë shumë e madhe në krahasim me para 10-15 viteve, kur në Dibër të Madhe kishte diku 900 lindje në vit, duke llogaritur edhe gravitimin nga Komuna e Zhupës dhe nga fshati Skudrinjë”, tha Fida. Por vetëm nga komuna e Dibrës së Madhe,sipas tij, asokohe kishte mbi 600 lindje në vit. Aktualisht të dhënat numerike tregojnë se në komunën tonë përafërsisht ka afër 200 lindje në vit, që është numër shumë i vogël. Duke folur për treguesit e kësaj gjendje , ai shton se:”Sot në shkolllat fillore “Vllazrim Bashkim” dhe “Said Najdeni” na paraqiten nga 50 nxënës të klasës së parë më pak nga ata që janë lindur. “Kjo don të thotë se nga lista e fëmijëve të lindur në Dibër të Madhe rezulton se rreth 100 fëmijë jetojnë në mërgim me prindërit e tyre dhe aktualisht nuk janë më banorë të Dibrës së Madhe.Ligjet që vlejnë për tërë Maqedoninë duhet jenë edhe për Dibrën e Madhe , sepse gjendja e natalitetit në komunën tonë është më e rëndë se sa në shumë komuna tjera ku me ligj u mundësohet të kenë stimulim nataliteti , që popullata që ka mërguar, të plotësohet nga ata që janë të pranishëm duke e shtuar popullatën, në mënyrë që edhe Dibra e Madhe të përtrihet me gjeneratat që vijnë”, thotë më tej Fida. Lidhur me hapat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, Fida shprehet se “intelektualët dibranë sëbashku me OJQ-të dhe pushtetin vendor për këtë temë duhet të organizojnë një tryezë të rrumbullakët, ku ky problem do të elaborohet në mënyrë shkencore.Ndryshe nëse nuk ndërmmerret asgjë, pasojat do të vërehen në decenien që vjen në kuptim të humbjes së vendeve të punës në arsim, në shëndetësi dhe në sektorët e tjerë, por nga kjo do të rezultojë edhe plakja e populates”, shprehet ai. Për shqiptarët, thekson ai, “ plakja e popullatës, nuk ka qenë fenomen, por në vendet ku mërgimi i madh ka rrezikuar gjeneratën gjenerative, kjo paraqet problem shumë serioz dhe duhet të trajtohet në të gjitha instancat vendore e qëndrore , për të gjetur zgjidhje dhe që efektet e dëmshme të mos na paraqiten në dhjetëvjetëshin që vjen”. Sipas tij, madje,”zbrazja e qytetit është e dëmshme për biznesin, për shkollat, shëndetësinë, gjykatat dhe sektorët e tjerë, por edhe arka e shtetit do të zvogëlohet në mungesë të tatimpaguesve”. “Dikur mërgimi ka qenë për shkaqe politike, thotë Fida, ndërsa pas pluralizmit mërgimi ndodh për shkaqe ekonomike”. “Transicioni në komunën tonë ishte nga më të dhembshmit në Maqedoni.U mbyllën rreth 3000 vende pune, siç ishte Kombinati i Qilimave me 1000 vende pune, ,Ndërmarrja “8 Shtatori” me 200 vende pune, Kombinati Bujqësor “Progres”, me rreth 250 vende pune, “Deplasti” me rreth 300 vende pune dhe shumë objekte tjera ekonomike. Nisma private në Dibër të Madhe ende nuk është fuqizuar,si vend kufitar me infrastruklturë rrugore të lënë pas dore, që me siguri nuk ka qenë edhe stimulim për të bindur investitorët e huaj të investojnë këtu” tha ai. Ne si pushtet vendor aktualisht kemi përgatitur plane detaj dhe jemi duke biseduar me mërgatën tanë, që të vijnë të investojnë në vendlindje dhe ta zbusin papunësinë.Ata e kanë obligim moral dhe patriotik ta ndihmojnë Dibrën e Madhe, me çka do të ndikojnë edhe në zbutjen e plakjes së qytetit dhe të qëndrimit të gjeneratave të reja në vendlindje”, tha në fund kryetari Argëtim Fida.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber