Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Aktivitete të pushtetit vendor
Komuna me godinë të re
Godina e Re

Argëtim Fida, kryetar I Komunës së Dibrës së Madhe lidhur me ndërtimin e godinës së re të kësaj komune, thotë se,”Si garniturë e re e pushtetit vendor gjetëm vetëm themelet dhe fillimin e punimeve të godinës së re të komunës në Dibër të Madhe.Edhe ato para për fillimin e punimeve në vlerë prej 250 mijë euro u akorduan asokohe kur BDI ishte në koalicionin e pushtetit qëndror.

Në vitin 2005 vazhduam punimet dhe arritën me pjesën e konstruksionit me beton arme deri në katin e tretë .Me daljen e BDI në opozitë ishte vështirë që të sigurohen mjete për vazhdimin e punimeve .Në vitin 2008 Qeveria aktuale ndau mjete tjera financiare.Kështu që e kryem pjesën e karabinasë dhe të kulmit, vendosjen e dritareve e të fasadës dhe aktualisht punohet me intensitet të madh ku është duke përfunduar faza e parë e instalimeve elektrike, e nxemjes qëndrore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Janë duke vazhduar punimet në suvatimin e objektit në pjesën e brendshme dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike do të vendosim shtresat e dyshemesë, që deri në fund të këtij mandati t’I afrohemi përfundimit të objektit. Në këtë object të ri të komunës parashihet puna me sistemin njësportelik, ku qytetarët do të kenë shërbime të shpejta dhe të një cilësie të lartë”. Në pyetjen se cilat dikastere do të vendosen në këtë objekt të komunës, Fida, shtoi se,”Përveç zyrave të adminiatratës së pushtetit vendor, sallës së Këshillit të Komunës, në këtë godinë do të vendosen edhe Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Agjensioni për Zhvillimin e Bujqësisë, Njësia rajonale e Ministrisë së Mbrojtjes, e Ministrisë së Drejtësisë, Drejtoria për Menaxhim me krizat, Agjensioni për Shpëtim,zyra e inspektorëve të ministrisë së ekonomisë dhe zyra e deputetit ku do t’I pret palët në ditën e caktuar.Përveç Drejtorisë së Kadastrës dhe njësisë rajonale të Ministrisë së Financave , të gjitha shërbimet e tjera qytetarët do të mund t’I marin në këtë godinë të re. Ky është një sukses I madh I pushtetit vendor sepse bëhet fjalë për një objekt kapital bashkëkohot me afër 3000 metra katrorë që rallë e ka ndonjë komunë në Maqedoni. Sa I takon anës financiare , ai thekson se, ”Përkundër ndryshimeve që kemi bërë në projektin lidhur me kulmin që tu përshtatej kushteve klimaterike dhe me fasadën strukturale të sallës së KK,me ekonomizim maksimal do të mundohemi që ndërtimin e objektit ta përfundojmë me paratë e akorduara deritani, ndryshe do të detyrohemi të kërkojmë para shtesë nga Qeveria”, tha në fund kryetari Argëtim Fida.

Rexhep Torte

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber