Dibra.gov.mk

 
 

Fotot e Dites
 

Lajme nga presi


Unioni Artistik i Kombit Shqiptar
Spektakël festiv për Ditën e Flamurit
Dita e Flamurit

Në sallën e koncerteve të mbushur përplot në Qndrës kulturore në Dibër të Madhe, më datë 27 nëntor 2008, të enjten mbrëma, u mbajt një manifestim spektakël me tinguj e ritme shqiptare, kushtuar Ditës së Flamurit organizuar nga Unioni Artistik I Kombit Shqiptar në bashkëpunim me komunën Dibra e Madhe..Në këtë manifestim merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor mes tyre edhe Azgan Aklaj, deputet nga Tirana dhe president I Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe Agron Buxhaku, funksionar I BDI.

Siç u tha këtu spektakle të këtilla organizohen në kuadër të 100-Vjetorit të Kongresit të Manastirit, 96 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 76 vjetorit të vrasjes së patriotit Hasan Prishtina, 5 vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës,në vitin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,me rastin e Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, njohjen nga Maqedonia të Pavarësisë së Kosovës,Aprovimit nga Parlamenti I Evropian I Rezolutës për Çamërinë,Futja e Shqipërisë në NATO etj.Në këto spektakle marrin pjesë këngëtarë e ansable më të shquara të kombit shqiptar nga Tiiirana, Shkupi, Tetova,Dibra, Mali I Zi, Kosova e deri te Çamëria e diaspora. Unioni Artistik I Kombit Shqiptar është faktori kryesor në organizimin e vlkerave më brilante të artit dhe kulturës shqiptare.Ai është parlamenti shpirtëror I kombit shqiptar që organizon festivale dhe spektakle me karakter patrotik e kulturor jashtë e brenda vendit, si në Gjermani, Amerikë, Australi, Itali, Greqi, Belgjikë, Zvicër, Angli, Suedi etj. Argëtim Fida, kryetar I komunës duke përshëdetur të pranishmit theksoi, ”Urime Dita e Flamurit, urime 100- Vjetori i alfabetit, urime për tërë përvjetorët e lavdishëm,urime mysafirëve, artistëve,artdashësve nga tërë trojet etnike që sonte në Dibër të Madhe që sonte nëpërmjet artit, këngës e valles, madhërojnë festën tonë më të madhe kombëtare me moton “Një komb, një histori”.Shqiptarët ndër shekuj identifikuan veten nëpërmjet flamurit që nga Piroja e Skenderbeu, Lidhja e Prizrenit, Alfabeti, Kongrëesi I Manastirit, Kongresi I Dibrës dhe Vlora e 1912, kur u shpall Mëvetësia e Shqipërisë.Edhe pse sot fatkeqësisht ekziston një ndarje administrative e kombit tonë në pesë shtete, po përjetojmë një periudhë të bashkimit shpirtëror.Sot festojmë ditën e flamurit me dy shtete të pavarura dhe gradualisht po korrigjohet gabimi i Kongresit tëBerlinit, Konferenca e Londrës dhe e Parisit dhe apetitet grabitqare të fqinjëve në të kaluarën.Flamuri kombëtar ka bashkuar gjithnjë zemrat e shqiptarëve. Azgan Aklaj, deputet nga Tirana dhe president I Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, shtoi se,” Ky nëntor është shumë I veçantë e sinjifikant.Ne me shekuj udhëtuam me flamurin e Skenderbeut për të ardhur në një ditë më krenarë se kurrë me Kosovën e Pavarur dhe Shqipërinë në NATO.Shqiptarët me dy UÇK me komandantin Adem Jashari dhe Ali Ahmetin.Përkujtojmë patriotin Hasan Prishtina që kërkonte bashkimin e katër vilajeteve shqiptare me kryeqytet Shkupin.Nesër Tirana,Shkupi e Prisshtina dhe tërë trevat shqiptare do të shënojnë me moton një komb një histori.Aktivitetet tona I filluam para dy vitesh në Vlorë me moton “Një komb-një histori”, e tani jemi parqafuar nga tërë artistët nga tërë trevat shqiptare. Azgan Aklaj me këtë rast në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar i dorëzoi mirënjohje titull nderi Argëtim Fidës me motivacionin për mbështetjen në unifikimin shpirtëror e kulturor të kombit shëqiptar, si edhe biznesmenit dibran Miçe Duka, për aktivitetin e tij të suksesshëm. Në koncertin që zgjati tri orë para publikut u paraqitën këngëtarët Arif Vladi,raposodët dibranë Ibrahim dhe Elmaz Lala,Selim Beqiri dhe Nehat Kupa,pastaj këngëtarët Nazif Çelaj, Elizabeta Marku, Bashkim Sinani, Tahir Sinani, Shaban dhe Fluida Zeneli, Nurie Miftari, Flora Teturi, Evajete Fazliu,Xheladin Miftari,Tefik Osmani, Pajazit Murtishi dhe Fetije Beqiri me monologët kushtuar lirisë, Ansambli këngë e valle nga Tirana dhe SHKA Haki Stërmilli nga Dibra e Madhe .

Rexhep Torte, nëntor 2008

Kthehu pas

 

2008© Copyright Municipality of Diber