Kėshilli i Komunės Dibėr tė dielėn ka mbajtur seancė tė jashtėzakonshme komemorative nė tė cilėn morėn pjesė familjarė tė personave qė humbėn jetėn, kėshilltarė, Argėtim Fida, kryetari i komunės dhe Ruzhdi Lata myftiu i Dibrės
Nė praninė e mijėra qytetarėve dhe me nderime tė mėdha nė Dibėr janė varrosur Petrit Bomova dhe Ramazan Trebishta. Dy tė vdekurit e tjerė janė Linda Karameti 29 vjece dhe foshnja e saj Engjėll Karameti 18 muajshe, janė varrosur nė SHBA.
Me rastin e varrimit tė katėr dibranėve klandestinė, kėshilli i Komunės sė Dibrės tė dielėn mbajti seancė tė jashtėzakonshme komemorative nė tė cilėn morėn pjesė familjarė tė personave qė humbėn jetėn, kėshilltarė, Argėtim Fida, kryetari i Komunės dhe Ruzhdi Lata myftiu i Dibrės.
Nizamedin Papraniku, kryesuesi i Kėshillit tė Komunės, duke ngushėlluar prindėrit e viktimave nė emėr tė qytetarėve, propozoi qė dita e hėnė tė jetė ditė zie pėr pėr Dibrėn dhe dibranėt.
Argėtim Fida, kryetar i Komunės sė Dibrės theksoi se ky qytet kėtyre ditėve ka qenė i veshur me pikėllim, trishtim dhe revoltė nga rasti nė fjalė. Fida, mė tutje shtoi se kjo tragjedi tronditi shpirtrat e tėrė dibranėve kudo qė ndodhen.
Shprehim njėherėsh edhe revoltėn tonė duke ngritur zėrin kundėr lėnies pas dore tė Dibrės me dekada nga pushteti qėndror, qė e detyron rininė tonė qė perspektivėn ta shen te mėrgimi, tha Fida. Ai tha se mėrgimin e shtojnė edhe problemet e sigurisė nė qytet, tė cilat riciklohen me porosi nga ndonjė kuzhinė dashakeqe. Ai tha se dėshiron qė sakrifica e kėtyre tė rinjve tė shėndrohet nė solidaritet me familjet e tyre dhe nė bashkimin e forcave intelektuale dhe financiare kėtu dhe nė diasporė, duke nxitur Qeverinė e maqedonisė dhe faktorin ndėrkombėtar tė ndihmojnė nė krijimin e kushteve qė rinia dibrane ardhmėrinė ta sheh nė kėtė qytet e jo nė vendet e huaja.
Ruzhdi Lata, myftiu i Dibrės, u shpreh se nė kėto raste kur dhimbjet vijnė nga jashtė edhe ngushėllimi ėshtė i vėshtirė. Profeti Muhamed thotė se vdekja ėshtė mėsim, ndaj dhe ne duhet ta lexojmė, kuptojmė dhe aqarojmė, pėr tė gjetur forca pėr tė kapėrcyer dhembjen, sepse ka ardhur casti i fundit qė cėshtja dibrane tė shtrohet nė tryezėn e Qeverisė sė Maqedonisė, tė partive politike dhe tė institucioneve tjera, sepse mė se tri dekada nė Dibėr nuk ėshtė investuar nė asnjė objekt ekonomik, tha Lata. Dibra ėshtė qyteti mė karakteristik dhe unikal nė botė, me mijėra dibranė tė mėrguar fillimisht nė Turqi, 50 mijė dibranė qė sot jetojnė nė Itali, ndėrsa 15 mijė nė SHBA.
Rexhep Torte 07.03.2007
Kthehu pas