|
 | | Fotot e Dites |
 |
Qendra për informim të
qytetarëve Tel/Fax: +389 46 831 196
Email: kryetari@dibra.gov.mk |
 |
QPP te OJQ-ve Diber |
 |
ZELS |
 |
Rinia Tolerante Diber |
|
|
|
Lajme nga presi |
U MBAJT “PORTIKU POETIK DR. LUTFI TURKESHI”
Vargje që përkujtuan dhe fisnikëruan
|
Në kuadër të Projektit “Ditët e kulturës-Dibra 2007” dhe në organizim të Klubit letrar “Art-Klub” në Dibër, më datat 2 dhe 3 nëntor 2007 në Qendrën kulturore në Dibër u mbajt manifestimi letrar tradicional “Portiku Poetik Dr. Lutfi Turkeshi”.
Dita e parë e këtij portiku poetik filloi me hapjen e ekspozitës me portrete të krijuesve dibranë nga piktori Sabit Bocku dhe me ekspozitën e librave të botuar nga autorë dibranë.
Nizamedin Papraniku, kryesues i KK, duke deklaruar të hapur këtë manifestim, tha se për pushtetin vendor dhe dibranët manifestimet kulturore e posacërisht ato poetike janë të mirëseardhura, sepse duke dashur poezinë dhe kulturën i duam veten dhe njerëzit.
Ndërkaq nebi Samarxhiu, kryetar i klubit letrar “Art Klub”, foli për 35-vjetorin e punës së këtij klubi letrar dhe për aktivitetet e shumta në afirmimin e fjalës së shkruar nëpërmjet sofrave poetike, botimeve dhe orëve letrare. Ai me këtë rast ftoi për një minutë heshtje dhe nderi të atyre anëtarëve të klubit letrar që tashmë nuk gjenden në mesin tonë.
|
Në mbrëmjen e dytë të këtij portiku poetik para dashamirëve të fjalës së shkruar me poezitë e tyre poetët nga Maqedonia dhe Shqipëria, Nuhi Vinca, Shane Muda, Basir Bushkashi, Flutra Agai, Rahim Kamberi, Kujtim Stana, Kalosh Celiku, Sabedin Sezair, Tode Ilievski, Arbëresha Turkeshi, Rina Turkeshi, Bleta Begu, Delvina Kërluku etj.
Neritan Turkeshi, djali i të ndjerit Dr. Lutfi Turkeshi i përshëndeti pjesëmarrësit në emër të familjes, ndërsa Rahim Ganiu, poet dhe gazetar evokoi kujtimet e bukura që ka pasur me të ndjerin Dr. Lutfi Turkeshi gjatë punës së përbashkët 30 vjecare në Radio Shkup.
R.T nentor 2007
Kthehu pas
|
|