Elbasanasit shembëlltyrë e aktrimit
Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni Dibra-2009” para artëdashësve dibranë dhe mysafirëve u paraqit Teatri “Skampa” i Elbasanit me komedinë “Kolonel Zogu” të autorit Hristo Bojçev me regji të Alfred Trebickës.Aktorët Romir Zalla,Marin Orhanasi,Hysen Mullajonuzi,Erjona Kakeli,Salsano Rrapi,Ledijan Lako ,Roland Saro dhe Dhimitër Topuzi të shoqëruar nga skenografia dhe muzika e qëlluar rëmbyen maksimalisht gati dy orë vëmëndjen e publikut.
Në skenë ishte vënë gjëndja në një mansatir të braktisur të shëndrruar në Spital Psikiatrik.Këtu vjen një doktor për tu ndihmuar pacientëve që janë në gjendje të vështirë. Pacientët janë raste të veçanta dhe tipike të kategorive të ndryshme shoqërore. Këtë Manastir çmendinë e shpëton ndihma humanitare ajrore e OKB-së. Kjo zgjon shpresën dhe riaftëson kolonelin i cili kishte pësuar një shok nga ndërimi i sistemeve. Ai fillon organizimin ushtarak, kontaktin me organizmat ndërkombëtar e realizon me zogjtë postarë. Mesazhi çon rrugëve drejt Evropës,NATO-së, OKB-së,por kjo deri te shadërvanet e këtyre selive, sepse duhet ende shumë punë për të bërë.
Regjisori Alfred Trebicka pas shfaqes për “Faktin” u shpreh se, ”Aktorët të gjithë sëbashku realizuan një shfaqe dinjitoze dhe publiku dibran për mua është një eksperiencë shumë e mirë dhe shfaqja qe një performancë shumë e mirë.
Kjo vepër jep shumë mesazhe. Kjo është vepër aktuale, tipike për hallet dhe problemet që kemi jo vetëm ne si Shqipëri por edhe më gjërë. Mesazhet janë sado që të na dojë Evropa dhe Nato-ja, po qe nuk e meritojmë nuk mund të bëjëm asnjë hap përpara.
Ka edhe mesazhe tjera “Mos e kërko te tjetri por kërkoje te vetja,rregullo vetveten,korigjo vetveten, qytetaro vetveten që një ditë të arish aty ku dëshiron, sepse edhe aty fillon një luftë e re përpjekjesh”.
Freskimi i fundit (TUESDAY, 12 JANUARY 2010 02:17)




