Prezentim i majave teatrore
Shfaqja më e mirë që fitoi çmimin “Sulejman Pitarka”, u shpall “Kolonl Zogu” - Teatri “Skampa”- Elbasan, regjisori më i mirë u shpall Kastriot Saqipi,për shfaqen “Fundloja” -Teatri “Dodona”-Prishtinë,aktorja më e mire që fitoi çmimin “Qemal Ajdini” u shpall Shengyl Ismajli,Teatri “Dodona”-Prishtinë dhe aktori më I mirë që fitoi të njëjtin çmim u shpall Roland Trebicka për rolin në shfaqen “Këngëtarja Tullace”-Teatri Kombëtar Tiranë- Edicioni i tetë i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2009” që zgjati nga 12-17 tetor ku morrën pjesë trupa teatrore nga Maqedonia,Shqipëria dhe Kosova,qe manifestim I këndshëm për tërë artdashësit dibranë dhe mysafirët pjesëmarrës.
Secili artdashës do ta kishte dëshiruar të jetë në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Dibër në këtë eveniment kulturor, ku u shfaqën 7 shfaqje.
Ky festival përfundoi me Teatrin Kombëtar nga Tetova, i cili u paraqit me shfaqen “Albanikum” të autorit dhe regjisorit Florent Mehmetit. Profesor Nehat Mehmeti,kryetar i jurisë gjatë shpalljes së fituesve, theksoi se :”Publikun dibran mund ta gjesh rrallë në këto hapësira dhe më gjërë.Juria mori vendim unanim që çmimin inkurajues tia japë aktorit Buhran Amiti,Teatri Kombëtar Tetovë.Çmimi aktorja joprotagoniste I jepet aktores Anila Bisha,Teatri Kombëtar Tiranë.Çmimi aktori joprotagonist më I mirë I jepet aktorit Salsano Rrapi,Teatri “Skampa” Elbasan.Aktorja më e mirë e Festivalit shpallet Shengyl Ismajli,Teatri “Dodona”Prishtinë ,aktori më i mirë i Festivalit shpallet Roland Trebicka,Teatri Kombëtar Tiranë.Regjisori më I mirë i festivalit shpallet Kastriot Saqipi Teatri “Dodona”-Prishitnë.Çmimi special i Festivalit i jepet aktorit Luftar Pajo,Teatri “Bylys”-Fier.Shfaqja më e mirë e Festivalit e cila fitoi çmimin “Sulejman Pitarka” u shpall “Kolonel Zogu “,Teatri “Skampa”-Elbasan.Me këtë rast u shpërblyen edhe krtikwt Prof.Dr.Nebi Islami dhe Prof.Dr.Adriatik Kallulli,për kontributin e tyre gjatë tërë viteve që mbahet ky Festival.
Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës nën patronatin dhe financimin e të cilës u mbajt ky festival, duke deklaruar të mbyllur festivalin, tha se: » Falenderoj aktorët,regjisorët,kritikët, jurinë, stafin e festivalit të cilët me përkushtim u angazhuan për organizimin dhe përfundimin sa më të mirë të këtij festivali.Dibrën e Madhe e bëjnë të madhe vetë dibranët me zemërgjërësinë dhe bujarinë e tyre dhe me dëshirën për të respektuar vlerat e mirëfillta kulturore.Ky festival pati vështirësi financiare të cilat i kapërcyen falë sponsorëve nga Dibra dhe më gjërë. Më lejoni tua transmetoj edhe përshëndetjet e liderit Ali Ahmeti,të ministrave dhe deputetëve,të cilët patën dëshirë të marin pjesë në natën finale të këtij festivali,por që qenë të angazhuar në punimet e parlamentit të Maqedonisë për ratifikimin e Marëveshjes për vijën kufitare Kosovë-Maqedoni.Dëshiroj që nga Dibra të largoheni me mbresa sa më të mira.Ky festival do të mbahet me sukses edhe në të ardhmen.
Fituesve të çmimeve iu dorëzuan mirënjohje, skulptura artizanale druri dhe të holla.
Gjatë dorëzimit të çmimeve u thanë fjalë miradije për publikun dhe festivalin. Në pritje të vendimeve të jurisë para spektatorëve u shfaq një program artistik ku morën pjesë Pajazit Murtishi,artist mërgimtar nga Çikago e SHBA-së me monologun « Jam shqiptar » dhe Lejla Beqiri me flautë e Dritan Beqiri me klarinet,të cilët interpretuan pjesë të muzikës serioze.

Freskimi i fundit (TUESDAY, 12 JANUARY 2010 02:17)




