Infrastruktura
1.Urat :
a) Urat e Komunës Dibër, të cilat kalojnë nëpër rrugët tranzite dhe rajonale P-409 dhe P-418, Dibër Strugë dhe Dibër-Shkup janë si vijon:
Ø Urë në dalje të Dibrës, afër fabrikës” Knauf”, në gjatësi prej 100m
Ø Ura në fshatin Rajçicë, në gjatësi prej 60 m
Ø Ura afër fabrikës së vjetër të gipsit, me gjatësi 30 m
Ø Ura e Radikës(Molniçanit) , me gjatësi 400 metra
Ø Ura te fabrika “ Emo” Dibër, me gjatësi prej 20 m
b) Urat në rrugët lokale
Ø Ura në hyrje të Kosovrastit të poshtëm, me gjatësi prej 30 m
Ø Urë në Kosovrastin e poshtëm, (në mbrendi të fshatit) me gjatësi prej 16 m
Në Dibër ka shtigje dhe mbikalime, siç është mbikalimi në pendën e Spiles(liqenit) me gjatësi prej 120m, si dhe kalime të tjera më të vogla në rrugë të ndryshme.
2.Rrugët
Në Komunën e Dibrës, aktualisht ka rrugë lokale me gjendje dhe profil të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:
|
Nr. rendor |
Gjendja e rrugëve |
Gjatësia(në metër) |
Sipërfaqja (м2) |
|
1 |
Të paformuara |
6380м |
25520м2 |
|
2 |
Dheu |
14770м |
59080м2 |
|
3 |
Të tamponuara |
11000м |
40000м2 |
|
4 |
Të asfaltuara |
24070м |
133350м2 |
|
5 |
Me bekaton |
2505м |
10020М2 |
|
|
Gjithsejt |
58725м |
271970м2 |
Garazhet, dhe hapësirat për parkim (vendparkimet)
Nga ana e Komunës dhe fondit për rrugë lokale bëhen përpjekje për ndërtimin e një parkingu për mjete të rënda, minibusa (furgonë) dhe të tjera (në oborrin e tregut të qytetit).
3. Aeroport
Në Dibër nuk ka aeroport, edhepse egziston e ashtuquajtura fusha e avionëve, që ka shërbyer për qëllime luftarake gjatë luftës së dytë botërore.
4. Terminal për shpedicion
Nuk egziston terminal i tillë në Dibër, apo pranë pikës kufitare të Bllatës. Ndërtimi i një objekti të tillë është i nevojshëm jo vetëm për zhvillimin ekonomik por dhe për zhvillim të gjithanshëm të komunitetit.
5. Pikë kufitare
Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Bllatës, Dibra kufizohet me R. E Shqipërisë. Kjo pikë kufitare ndodhet në një largësi prej 4 km. Qarkullimi është me kapacitet të vogël, ndërsa është e nevojshme që kjo pikë të funksionojë edhe për qëllime tjera.
6.Ujësjellsi dhe kanalizimet-sistem ndarës
Mirëmbajtja e ujësjellsit dhe kanalizimeve bëhet nga Ndërmarja Komunale Publike” Standard” –Dibër. Rrjeti i ujsjellsit në qytet nuk ka sistem ndarës. Aktualisht qyteti furnizohet me ujë burimi nga fshati Rosok, i cili gjendet në largësi prej 20 km dhe ka kapacitet prej 200 l në sek. Në këtë rrjet është kyçur edhe një pjesë e Qendrës së Zhupës me rreth 2000 banorë.
Ujësjellesi i qytetit është rajonal, me mundësi që në të të kyçet ujësjellës alternativ.
7. Ujërat e zeza-shtëpiake dhe industriale
Për nevojat shtepiake dhe industriale në Dibër, ujerat e zeza kalojnë në kanalizim fekal të përbashkët . Nuk egziston studim i veçante për ndarjen së tij.
8. Ujërat atmosferike
Në rast të borës dhe shiut në qytet, ujërat atmosferike rrjedhin nëpër rrugë . Në vitin 2002 u vu në funksion rrjeti i kanalizimit atmosferik F1000 mm, L=1000 m në drejtim: lagja “Qernanice”- “Trapi i Dacit”. Fabrika Knauf ka kanalizim atmosferik F600 mm, L=600 m, me drejtim kah liqeni i Dibrës . Në raste të shiut dhe borës ujërat në Dibër rrjedhin mbi sipërfaqen e rrugëve ose derdhen në rrjetin e kanalizimit fekal.
9. Sistemi kolektor i veçuar
Sistemi kolektor në Dibër ndahet në dy drejtime: “Trapi i Dacit” dhe “Busheva”. Në keto dy drejtime është i përfshirë dhe rrjeti i kanalizimit të qytetit.
10. Stacion për pastrimin e ujrave të zeza
Një stacion i tillë nuk egziston në KomunënDibër. Organet e Komunës se Dibrës bëjnë perpjekje që të bëhet një studim-fizibiliti për vendet ku mund të realizohet stacioni për pastrimin e ujrave të zeza.
11. Shoqëria “Elektrodistribucioni-Dibër ”
Me energji elektrike furnizon 3 komuna dhe atë: Dibrën, Radostushin dhe Zhupën. Të dhënat që do të prezentohen më poshtë i takojnë Komunës së Dibrës .
Në Komunën e Dibrës, rrjeti që eksploatohet ndahet në disa nivele dhe atë: kabllore (nëntokesore) dhe ajrore (mbitokësore). Paraqitja e secilit rrjet do të demonstrohet në tabelen e mëposhtme:
|
Niveli i |
Gjatesia e rrjetit (km) |
gjithsejt |
|
|
|
Energjise(kv) |
kabllovike |
ajrore |
km |
% |
|
35 |
1.23 |
2 |
3.23 |
% |
|
10 |
22 |
20 |
42 |
2.58 |
|
0,4 |
30 |
50 |
80 |
63.88 |
|
gjithsejt |
53.23 |
72 |
125.23 |
100 |
Mbulimi i rrugëve të Komunës së Dibrës me ndriçim, në qytet sillet rreth 80%, ndërsa në fshatra kjo perqindje sillet rreth 60%.
Furnizimi me energji elektrike kualitative në Komunën e Dibrës nuk është panderprerje dhe në kontinuitet. Shkaqet për këtë gjendje qëndrojnë në amortizimin e disa pjesëve të rrjetit prej 10 kv, të cilat janë të ndërtuara në vitet 70-ta dhe kërkojnë rekonstruim të plotë. Në rrjetin individual prej 0,4 kv, niveli i tensionit nuk është në gjendje të lakmueshme për shkak të ndërprerjes së punës së përçuesve.
Numri i shfrytëzuesve në nivel të Komunës së Dibrës është 4770, prej të cilëve 3950 i takojnë qytetit, ndërsa 82, fshatrave që janë në kuadër të Komunës se Dibrës.
12. Varrezat
Shpenzimet për nje varrim janë rreth 230 euro.
Vitin e fundi tka pasur 115 varrime(neë qytet dhe në fshatra)
13. Telekomunikacionet
Shtrirja, rrjeti:
-Në qytetin e Dibrës, mbulesa me rrjet telefonik është rreth 90%. Edhe në fshatra ky rjet është rreth 90%
Numri i linjave analoge:
-ne qytet, rreth 3500
-ne fshat, rreth 450
Numri i linjave digitale ISDN:
Numri është i ndryshueshëm ç’do ditë.Komuna e Dibrës nuk disponon me teknologji te tilla si: sistem kabllosh optike, internet provider(teknologji që siguron lidhje interneti në nivel lokal) dhe televizion me lidhje kabllore
14. Qarkullimi i autobusëve
Numri i autobuzëve te rregullt që shërbejnë për lëvizje mbrenda shtetit është tre (drejtimi Dibër-Gostivar-Tetovë-Shkup dhe Dibër-Strugë).
15. Qarkullimi me taksi
Qarkullimi i njerzve në Komunën tonë karakterizohet kryesisht nga lëvizje me mjete të tilla si taksi(4:1) dhe mikrobusa(8:1).




