Shëndetsia
Qendra medicinale në Dibër ka 197 të punësuar. Kjo qendër bën trajtim primar dhe sekondar të pacientëve (diagnostifikimin, shërimin dhe hospitalizimin) në këto reparte:
a) Pediatri (ka ambulancë dhe specialistë)
b) Gjinekologji (ka ambulancë dhe specialistë)
c) Kirurgji (ka ambulancë dhe specialistë)
d) Intere (ka ambulancë dhe specialistë)
e) ORL (ka ambulancë dhe specialistë)
f) Oftamatologji (ka ambulancë dhe specialistë)
g) Dermatologji (ka ambulancë dhe specialistë)
h) Dispanzer për TBC
i) Shërbime për dializë
j) Stomatologji, laborator dhe shërbime për rentgen.
Kjo qendër e mbulon tërë qytetin dhe me 7 ambulanca të tjera i mbulon edhe fshatrat përreth.
Informator mbi strukturën e të punësuarve.
Te punësuarit në këtë qendër janë:
24 specialistë
11 me praktikë të përgjithshme
3 stomatologë (1 është në process të specializimit)
5 ndihmës të stomatologëvë
91 motra medicinale dhe akushere
6 laborantë
te tjerët janë të punësuar në administratë
Nataliteti
Tre vitet e fundit, numri i fëmijëve të lindur sillet nga 360-430, prej të cilëve në spital janë të lindur 98%.
Vitet e fundit, mortaliteti shënon shifra deri në 110 raste vdekjesh(në qytet dhe në fshatra).
Kjo Qendër ka bashkëpunim të mirë me klinikat në Gostivar dhe Tetovë, ndërsa rastet e rënda dërgohen në Shkup.




